• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë
Home
Rajon

SHKUP/ Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë

10 September, 2019 F.autor Rajon

Keshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi njëzëri të marten për ta shkarkuar nga posti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski “për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme”, siç thuhet në një njoftim për media të Këshillit.

Kërkesa për shkarkimin e tij ishte ngritur që para dy vjetësh për shkak të vendimit për heqjen e masës së paraburgimit një biznesmeni, i cili më pas u arratis.

Zoti Vangellovski mund ta ankimojë vendimin e Këshillit gjyqësor, por për ankesën e tij eventuale përsëri duhet të mblidhet Këshilli gjyqësor prej nëntë anëtarësh i përbërë nga tre gjykatës të Gjykatës së lartë, nga një prej gjykatave rajonale të Apelit dhe dy gjykatës nga gjykata prej nga vjen vetë Jovo Vangellovski.

Ai nuk mori pjesë në seancën e Këshillit gjyqësor. Ai e ushtroi detyrën e kryetarit të Gjykatës së lartë në dy mandate, nga 2008 – 2012 dhe nga viti 2017 deri më tani.

Gjykata e lartë nën drejtimin e tij i shpalli si të paligjshme të gjitha hetimet dhe aktakuzat nga Prokuroria e Posaçme të ngritura pas qershorit të vitit 2017. Kundërshtarët politik të VMRO-DPMNE-së e kanë akuzuar gjykatësin si dorë e zgjatur e pushtetit të kaluar që bllokonte lëndët dhe akuzat e ngritura kundër zyrtarëve dhe njerëzve të afërt me këtë parti.

Këshilli Gjyqësor emëroi Faik Arsllanin për kryetar në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë.

Autoritetet maqedonase, nga ana tjetër po përpiqen të bëjnë reforma në gjyqësor duke u përgatitur për miratimin e ligjit për Prokurorinë publike. Me këtë ligj do të vendosej edhe për të ardhmen e Prokurorisë së Posaçme që u themelua rreth katër vjet më parë për të hetuar kriminalitetin dhe korrupsionin në radhët e politikanëve dhe personaliteteve të profileve të larta në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASMA ZGJATI TRE DITË/ Zbulohet "sekreti", Simeone dhe Pereyra lidhën kurorë në... (FOTO)
Previous article "NUK PAJTOHESHA ME TË"/ Donald Trump shkarkon këshilltarin e tij të Sigurisë

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT