• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË NË ELBASAN/ Rrëfimi i pengut: Si më morën 2 mijë euro e më detyruan të pija birra e kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PAZAKONTË NË ELBASAN/ Rrëfimi i pengut: Si më morën 2 mijë euro e më detyruan të pija birra e kokainë

10 September, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një pengmarrje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku kushëriri i gjyqtares së këtij qyteti Zamira Vyshka, Andi Vyshka, ka treguar se është marë peng nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, të cilët i kanë marë dhe shumën prej 2 mijë euro. Vyshka ka pohuar se ishte duke konsumuar birra në ambjentet e karburant “Krasniqi”, pronë e Ilir Bekos, (ky i fundit i liruar kundrejt 50 milion lekëve garanci pasurore për 17 armët e gjetura në karburantin e tij në Papër). Së bashku me Vyshkën ishte dhe shoqja e tij Majlinda Gjeli.

Por teksa ishte në shoqërinë e kësaj femre, Andi Vyshka ka treguar se është sulmuar nga Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, duke e marë forcërisht dhe detyruar me zor që ai të pijë së bashku me ta birra dhe drogë në lokal. Në këtë moment i marin portofolin ku kishte 2000 euro që i kishte planifikuar të paguante shkollën e lartë për vajzën e tij. “…ti nuk do të lëvizësh më nga këtu dhe do të pish me ne…”-i kanë thënë dy personat e mësipër. Beko dhe Skilja porositën birra për vete dhe i jepnin Andi Vyshkës me zor të pinte birra. E mbanin me zor, kundër vullnetit të tij dhe ndenjën në kat të parë te lokali duke pirë birra me zor, rreth një orë, pastaj e hipën në kat të dytë me forcë duke e sharë dhe kërcënuar që do ta vrisnin, do ta zhduknin po të lajmëronte policinë dhe i morën dhe telefonin. Në katin e dytë ai ka qëndruar deri në orën 02:30 të natës së bashku me Thanas Bekon dhe Erist Skilja, të cilët e mbajtën peng për ta grabitur. Ata pinë drogë, kokainë nëpërmjet hundës si dhe i dhanë edhe Vyshkës me zor, me dhunë, duke e gjuajtur me grusht të dy në fytyrë duke e kërcënuar, kërcënuar që të pinte drogë me zor.

Ata ia futën me zor, me dhunë në gojë dhe hundë drogën si dhe vazhdonin ti jepnin alkool dhë vazhdimisht e gjuanin me grushta e shkelma. Ata ia grisën bluzën, i grisën pantallonat, e kanë bërë me shenja në fytyrë, ka dëmtim në brinjë dhe te këmbët si e te nofullat. Thanasi ia shqeu bluzën dhe i veshi një bluzë tjetër ngjyrë blu të cilën e ka të veshur aktualisht. Ai fillimisht kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtëra, ngjyrë si kafe e celët me shkronja përpara. Ai sqaron se e kanë keqtrajtuar dhe dhunuar për shumë orë me qëllim për ta grabitur pasi ai nuk ka patur më parë probleme me këta shtetas. Në orën 02.30 ata e liruan, i dhanë telefonin si dhe kuletën bosh pa lekë duke i thënë: “…ik në shtëpi dhe mos guxo të lajmërosh në polici…”. Por Vyshka sa hypën në makinë lajmëron menjëherë policinë, e cila erdhi dhe e shoqëroi në Komisariatin e Elbasanit. Pas kallëzimit policia e Elbasanit ka arrestuar Thanas Bekon dhe Erist Selamin, për akuzën e “Vjedhjes me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise”e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe dy kamarierët e lokalit të Ilir Bekos, Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli për akuzën e “Moskallzimit të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” dhe “Deklarim të rremë para oficerit policisë gjyqësore”. Të katër të arrestuarit kanë dalë dje para gjykatës së Elbasanit ku janë njohur me masën e sigurisë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor për Thanas Beko dhe shoku i tij Erist Selami, prokuroria kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” por gjykata vendosi lënien e tyre në “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy kamarierët Ervis Islami dhe Eldoralto Gjeli, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROSTAT PUBLIKON ÇMIMET E PRODUKTEVE/ Veshjet bëhen më të lira për shqiptarët, por shtrenjtohen këpucët
Previous article DHUNA HORROR/ Rrahën nusen në Elbasan, gjykata liron burrin. "Arrest shtëpie" vjehrri

Delo.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT