• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON ISH DREJTUESIT E LARTË TË PD/ Salianji: Kanë inate, jo ide si puna jonë
Home
Politikë

SULMON ISH DREJTUESIT E LARTË TË PD/ Salianji: Kanë inate, jo ide si puna jonë

9 September, 2019 F.autor Politikë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha firmosi në korrik të këtij viti urdhrin për organizimin e brendshëm të partisë, por thirrjes së tij për t’iu rikthyer jetës aktive politike dhe kontributeve për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet nuk iu përgjigjën të gjithë ish-funksionarët.

Koordinatori i caktuar nga Basha për Qarkun e Gjirokastrës, Ervin Salianji sqaron se një pjesë e zërave më kritikë të demokratëve vijojnë të jenë në nivelin e inateve personale, duke refuzuar të japin kontribut në forumet e demokratëve.

“Të gjithë ish-funksionarët e PD-së janë kontaktuar. Një pjesë e madhe e funskionarëve nuk kanë ardhur menjëherë që të flasin dhe besoj që janë edhe këta që janë më të zëshmit në publik, pavarësisht se kanë të njëjtin funksion si unë në Këshill, nuk i kam parë në ndonjë mbledhje. Nuk është sekret të thuash që deri më tani kanë inate, nuk kanë ide”, tha Salianji për ABC News.

Demokratët nuk do të presin vendimin e 18 Tetorit për çeljen e negociatave për Shqipërinë për të thirrur protesta. Salianji thekson se demonstratat paqësore nuk e pengojnë këtë vendim, madje tregojnë vullnetin e qytetarëve për të kundërshtuar qeverisjen që kanë.

“Vendimi për dhënien ose jo të dakordësisë për hapjen e negociatave nuk ka të bëjë me protestat. Për 50 vite Shqipëria nuk ka pasur asnjë protestë, por nuk ka pasur asnjë negociatë. 

Protestat shërbejnë se tregon që ka demokraci. Janë kushtet e qarta dhe të mirëfillta të partnerëve europianë për hapjen e negociatave dhe ato janë lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe padyshim në kushtet e sotme, zgjedhje të lira”, tha Salianji.

Pas organizimit të brendshëm të partisë, demokratët sipas ish-deputetit Partia Demokratike është e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje duke mos qenë e papërgatitur si në disa situata të mëparshme.

“Ne mendojmë që jemi gati për zgjedhje të parakohshme në çdo moment që ato zhvillohen duke mos na gjetur të papërgatitur siç mund të ketë ndodhur në momente të caktuara për të mos pasur asnjë alibi për pjesën strukturore të partisë”, u shpreh ish-deputeti.

Partia Demokratike ka premtuar se javët e ardhshme do të dalë me një platformë kombëtare për zgjidhjen e krizës. Lulzim Basha ka theksuar se kjo platformë do të jetë edhe oferta e demokratëve për qytetarët shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidenti i një shteti paralel
Previous article BASHKOHEN SHQIPTARËT E ITALISË/ Peticion kryeministrit Conte: Të njihen pensionet tona

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT