• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“EFEKTE POZITIVE”/ Guvernatori i BSH: Zhvillimi ekonomik i vendit mbetet pozitiv, ja ku duhet të fokusohemi
Home
Ekonomi

“EFEKTE POZITIVE”/ Guvernatori i BSH: Zhvillimi ekonomik i vendit mbetet pozitiv, ja ku duhet të fokusohemi

9 September, 2019 k.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Zsuzsanna Hargitai, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë. Sejko theksoi rolin pozitiv që programet e BERZH kanë pasur në zhvillimin e sistemit financiar dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori bëri një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi se pavarësisht luhatjeve që vijnë nga sektorë të caktuar, zhvillimi vendit mbetet në një trend pozitiv, duke siguruar rritje të punësimit, përmirësim të shëndetit financiar të sektorit publik dhe privat, si dhe një trend rritjeje të presioneve të brendshme inflacioniste.

Ai theksoi se ky trend zhvillimesh pasqyron si efektet pozitive që ka sjellë politika jonë monetare stimuluese, ashtu dhe efektet e nismave të ndryshme që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë në drejtim të reduktimit të kredive me probleme, të përmirësimit të ambientit të kreditimit, të përmirësimit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullatore dhe përafrimit të tij me standardet e BE-së, si dhe në drejtim të rritjes së formalizimit dhe zhvillimit e zgjerimit të mëtejshëm të tregut financiar.

Në fjalën e tij Guvernatori Sejko konstatoi se Banka e Shqipërisë ndan opinion të njëjtë më BERZH mbi sfidat e zhvillimit të vendit, duke e vënë theksin në mënyrë prioritare në nevojën e rritjes së produktivitetit dhe të aftësive manaxheriale në ekonomi, në nevojën e përmirësimit të gjithanshëm të infrastrukturës dhe të klimës së biznesit, si dhe në nevojën e mbështetjes së zhvillimit të sektorëve të cilët ofrojnë potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi, si turizmi, energjia, dhe agroindustria.

Në kuadër të masave dhe instrumenteve konkrete, Guvernatori Sejko vuri në pah efektet pozitive që kanë pasur programet e ndryshme të BERZH në sektorin financiar, si ato të ndarjes së rrezikut të kreditit, të përmirësimit të aftësive manaxheriale të sektorit bankar dhe të institucioneve financiare jo-bankare, si dhe ato të mbështetjes direkte me kapital të segmenteve apo institucioneve të veçanta të sektorit financiar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPJEGON IDENË E LOJËS SË SULMIT/ Sarri për CR7: Të bëj të thyesh rekordin e Higuain
Previous article MAVRAJ NË STOL/ Hysaj kapiten me Islandën: Na sulmojnë padrejtësisht, japim maksmimunin për Kombëtaren

k.autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT