• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇOHUNI DHE FLISNI, KËRKONI ZGJIDHJE”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, mesazh demokratëve: Shqipëria ka nevojë për një…
Home
Ekskluzive

“ÇOHUNI DHE FLISNI, KËRKONI ZGJIDHJE”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, mesazh demokratëve: Shqipëria ka nevojë për një…

9 September, 2019 k.autor Ekskluzive, Politikë

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat, Edvin Kulluri  u drejtohet të gjithë demokratëve me një mesazh: Te djathtet nuk e meritojne nje opozite qarramane qe fshihet nga gara, pergjegjesia, betejat dhe gara! PD nuk eshte roje cadrash me 20 veta ne turne qesharake si roje parkingu, por per nje parti te afte ideologjikisht dhe politikisht per te qeverisur vendin!

Postimi i Edvin Kullurit: 

Shqiperia ka nevoje per nje PD ne pushtet! Te djathtet nuk e meritojne nje opozite qarramane qe fshihet nga gara, pergjegjesia, betejat dhe gara! PD nuk eshte roje cadrash me 20 veta ne turne qesharake si roje parkingu, por per nje parti te afte ideologjikisht dhe politikisht per te qeverisur vendin! Nuk mund te lihet Rama te livadhise mes korrupsionit, propagandes dhe percmimit ndaj njerezve! JO! Vendi ka nevoje per PD qe nisi historine e demokracise perballe diktatures e nuk i dilka dot perballe Rames e Taulanteve! PD nuk mund te jete parti frikacakesh, njerezish pa ide qe presin te “bjere vete qeveria”! Nuk eshte parti me nje grup njerezish qe presin fjalimet bosh te kryetarit dhe te deleguarve neper mbledhje degesh ku “ ata bejne sikur na drejtojne e ne bejme sikur angazhohemi”! E kemi pare si jane katandisur protestat neper rrethe me 200 vete kur deget kane nga 3 000 mije anetare! Ne s’jemi parti “guerriljesh” qe hedhin molotov e vrapojne neper rrugica! PD eshte themeluar ne ‘90-91 me Sigurimin e Shtetit ne fuqi, e sot paskemi frike nga Ditmiri, Gjushi, Taulanti e ca kopje te vogla te piktorit! Nuk morem pjese ne reformen territoriale, rrinim ne cader kur PS ishte ne fushate, flirtonim oer qeveri te perbashket kur “leaderi” bertiste per “fundin e rregjimit” qe mori 74 deputete! Ngrijme e shkrijme se mos na mbetet kryetari pa karrige e nuk caktojme emrat e opozites ne KLGJ e KLP e pastaj “qajme” se Rama vendos njerez ne sistemin e drejtesise! Bejme selfie neper mitingje por askush nuk kapi me dore listat e zgjedhesve ne 2017! Rrotullohemi rreth Kryeministrise si “roza rozina” e pastaj kthehemi tek oborri i PD duke kenduar me stonature Himnin Kombetar si me qene tifoze futbolli! Shpallim fitore 85% ne zgjedhje kur Rilindja merr 100% te bashkive ne tavoline! Kur u thua keto te verteta, ca ulin koken si dorezim ndaj realitetit, ca te tjere thone se ne 2021 “do fitojme”, e kur u thua “si”, cohen nga tavolina se kane harruar gjellen ne zjarr! Cohuni dhe flisni, kerkoni zgjidhje, perplasni doren ne tavoline, kerkoni llogari e mos i shkoni mbas atyre qe aktin me te madh heroik kane frazen “si urdheron kryetar”! Mos prisni revolucionin e rradhes se s’ka per te ndodhur pas tre te parave qe u treten ne harresen e komedive me heronj facoletash me lote gazi! Merni partine ne dore nga seksioni deri ne kryesine e deges dhe luftoni per partine tuaj! Mos u terhiqni per hunde nga “lufta e kryetarit” me armiq ne PD, Amerike, BE, media por tregoni qe PD eshte parti zgjedhjesh, garash, perplasjesh, fitoresh, qeverisjesh dhe jo “lojtaresh kukamfshehti”! Politika eshte per burra dhe gra te forte e jo per “koka te ulura” qe hane “sapunin per djathe” mjafton qe teje sapuni i Kryetarit dhe kryetareve te vegjel!

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Meta në Kuvend për hetimin ndaj tij, mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias
Previous article SHMANGET TRAGJEDIA NË MANATI TË LEZHË/ Ndërhyjnë Forcat e Armatosura. Xhaçka: Xhenierët tanë larguan nga... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT