Gazetari Adi Shkëmbi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me emërimin e Arben Kashahut në postin e sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, pas dorëheqjes së Gerti Bogdanit.
Duke ironizuar dhe hedhur dyshime mbi dorëheqjen e Bogdanit, Shkëmbi shkruan: “Seç më vjen një përzierje në stomak. Aq më shumë më shtohet kur lexoj fjalinë e njëjtë në të gjitha portalet që ka qenë negociator i suksesshëm i MSA.”
Postimi i plotë
Unë nuk e di arsyen pse Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i sekretarit në PD (po e marr të mirëqenë arsyen në statusin e tij), por të emërosh Arben Kashahun, seç më vjen një përzierje në stomak. Aq më shumë më shtohet kur lexoj fjalinë e njëjtë në të gjitha portalet që ka qenë negociator i suksesshëm i MSA.


