• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E GERT BOGDANIT/ Kush është Arben Kashahu, sekretari i ri i Bashës, i skandaleve të qeverisë Berisha
Home
Politikë

DORËHEQJA E GERT BOGDANIT/ Kush është Arben Kashahu, sekretari i ri i Bashës, i skandaleve të qeverisë Berisha

8 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Sot në mesditë Lulzim Basha shkarkoi nga detyra servilin e tij të radhës, Gert Bogdanin, pas artikulimeve dhe qëndrimeve të tij të forta kundër memorialit turk tek kodrat e liqenit. Pas krijimit të një përplasjeje, midis tij dhe qëndrimeve të Lulit, Bogdani u shkarkua megjithëse u gjet rruga e një dorëheqjeje.

Menjëherë, pas disa minutave, Basha gjeti skandalozin e rradhës.

Zëvendësi i Gert Bogdanit do të jetë Arben Kashahu, një emër jo pak i njohur nga demokratët dhe strukturat e PD-së së Tiranës gjatë qeverisjes së mandatit të parë 2005-2009.

Menjëherë Lulzim Basha e shpalli si një negociator të madh, si një njeri që kishte marrë pjesë tek marrëveshja e stabilizim asociimit, si një diplomat e të tjera si këto gënjeshtra që Luli, nuk ngopet duke i thënë.

Por kush është Arben Kashahu, njeriu i shumë skandaleve gjatë qeverisjes Berisha?

Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi një dosje e madhe atëherë i është dorëzuar Sali Berishës nga zëvëndësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku.

Një dosje voluminoze për të cilën në atë kohë Doktori tha se, Kashahu duhet të shporrej, dhe jo ti pranohej dorëheqja. Gjithsesi atij iu pranua dorëheqja dhe nuk vazhdoi më të punonte në Ministrinë e Integrimit ku kish pasur 1001 probleme. Dosja e shkarkimit thuhet se ka edhe disa tendera brenda.

Një dosje e trashë të cilën duhet ta ketë doktori, e di mirë edhe Lulzim Basha, i cili sot e emëroi sekretar.

Pra dosja që çoi në një dorëheqje, e cila kishte jo pak zullume, ndërkohë nga ana tjetër mësohet se të tjera incidente, kanë bërë në atë kohë që Kashahu të dëgjohej dhe të përflitej si emër në strukturat e larta të Policisë së Shtetit.

Incidente të ndodhura në disa hotele dhe përplasje të këtij lloji që dihen mjaft mirë nga njerëzit e Ministrisë së Integrimit. Askush nuk i fsheh dot, të gjithë i dinë, kushdo që ka punuar në Ministri të Integrimit.

Më tej ai shitet si një njeri i lidhur fort me Partinë Demokratike dhe me kontibut të madh.

Në fakt, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimit të rezultatit te vitit 2009, Partia Demokratike bëri verifikimet nëpëmjet strukturave se kush nga funksionarët e saj të lartë kishte votuar ose jo dhe, nga sa rezultoi në atë kohë, Arben Kashahu ishte një nga njerëzit që nuk kishte votuar në zgjedhjet e 2009.

Kaq demokrat i madh ishte sa as nuk kishte shkuar të votonte dhe nuk qe paraqitur fare të mbulonte një qendër votimi që i ishte caktuar në atë kohë, në degën e Tiranës diku tek Shkolla “Sami Frashëri”.

Por këto janë pak detaje për të treguar se kush është Sekretari i ri i Marrëdhënieve me Jashtë i Lulzim Bashës.

Ajo që është e rëndësishme është fakti që Luli duhet të na tregojë a e ka dosjen e Arben Kashahut në zyrë? Dhe pse e emëroi kur i di mjaft mirë skandalet e tij.

Nëse nuk e ka apo bën sikur ka harruar, mirë është t’ja marrë Doktorit, sepse ai e ka të plotë. Nëse nuk ia kërkon dot Doktorit, mund të thërrasë dhe t’ja kërkojë të dhënat, Jorida Tabakut. E nëse nuk e bën këtë do t’ia publikojmë ne, ditë pas dite, dosjen e Sekretarit të tij skandaloz, të cilit sot i ngarkoi Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike./CNA.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STËRVITJA E FUNDIT PËR KOSOVËN/ Nisin përgatitjet për sfidën e shumëpritur...
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ Objektivi i Milanit realizon një “magji” në Brazil (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT