• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPEKTAKËL E GARANTUAR POLITIK”/ Ja detajet e përballjes së Metës me Komisionin hetimor (VIDEO)
Home
Politikë

“SPEKTAKËL E GARANTUAR POLITIK”/ Ja detajet e përballjes së Metës me Komisionin hetimor (VIDEO)

8 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ora 10 e të hënës do ta gjejë presidentin Ilir Meta përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor për t’u pyetur si i dyshuar  mbi shkeljen e kushtetutës, iniciuar kjo nga maxhoranca socialiste e Edi Ramës.

Top Channel ka mësuar se në këtë përballje, presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë. Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve.

Pritet me interes strategjia që do të ndjekë presidenti përballë këtij komisioni, nëse ai do të mjaftohet duke lexuar argumentet e dërgura në mënyrë shkresore komisionit hetimor përmes një shkrese prej 25 faqesh, apo do të preferojë që këtë seancë ta zhvillojë përmes pyetje-përgjigjeve.

Po me aq interes pritet edhe qëndrimi i presidentit në raport me kryetarin e Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, për të cilin presidenca nuk është kursyer t’i përmendë një bisedë audio, pas zgjedhjeve në Dibër, publikuar nga gazeta “Bild”.

Përballja e presidentit me Komisionin Hetimor pritet të jetë një “spektakël i garantuar” politik me të gjitha karakteristikat që mbart Ilir Meta; qetësinë, dashurinë, debatin, artikulimin e fortë politik në mbrojtje të zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.  Mbi të gjitha mesazhet që do t’i dërgojë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Mesazhin e parë e dha dy ditë më parë, duke risjellë në vëmendje një deklaratë gjatë mitingut të  11 viteve më parë, kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës e cila ndryshoi thellësisht kushtetutën.Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PËR "KUQEZITË" DHE "DARDANËT"/ Lorik Cana: Shqipëria do të mbetet pas Kosovës, nëse...
Previous article POGBA MUNGOI KUNDËR SHQIPËRISË/ Shihni ku ndodhet kampioni i botës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT