• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DORËHEQJA E GERD BOGDANIT/ PD-së i ikën sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Basha e zëvendëson menjëherë
Home
Politikë

DORËHEQJA E GERD BOGDANIT/ PD-së i ikën sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Basha e zëvendëson menjëherë

8 September, 2019 k.autor Politikë

Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.  Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa thotë se ka ardhur koha për sfida dhe angazhime të tjera.

“Si rezultat i një kohe të gjatë në këtë pozicion, besoj ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime të reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.  Ju garantoj ju dhe çdo anëtar të Partisë Demokratike që angazhimi dhe përkushtimi në këto sfida të reja, do të jetë gjithmonë maksimal dhe gjithmonë duke ruajtur parimin se të drejtat, mirëqenia dhe shpresa e munguar, jo vetëm e çdo demokrati, por mbi të gjitha e çdo qytetari të ndershëm shqiptar, do të jetë ylli polar i punës sime. Ndaj, në këtë kuadër i kam kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike të pranojë dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike”, thuhet në reagimin e Bogdanit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi publik i kryedemokratit Lulzim Basha i cili ka pranuar dorëheqjen e Bogdanit por duke bërë të ditur edhe zëvendësin e tij. Ai është Arben Kashau me profesion jurist i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit gjatë qeverisjes së PD.

Deklarata e plotë e Bogdanit

Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju dhe te shpreh mirenjohjen time ndaj Liderit Historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, per besimin qe me dha ne vitin 2007 ne pozicionin e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike. Se dyti, deshiroj te falenderoj kryetarin aktual te Partise Demokratike, Z. Basha, per besimin e dhene ne vazhdimin e kesaj detyre pas ndryshimeve ne Partine Demokratike ne vitin 2013.

Nder vite kam patur privilegjin te perçoj zerin e çdo shqiptari, ne institucionet me te rendesishme te demokracise boterore, ne kontakt me personalitete te shquara dhe politikane, qe nga Kongresi e Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Parlamenti Europian, Bundestagu Gjerman, etj, per mbeshtetjen e Shqiperise ne hapat e metejshem te integrimit europian dhe njohjen e Kosoves.

Ne kete kuader, ndjehem i privilegjuar qe detyra dhe objektivi i pare ne kete pozicion, mbrojtja e aplikimit te LDK-se se Kosoves dhe Ibrahim Rugoves, per anetaresim ne Partite Popullore Europiane u kurorezua me sukses. Gjithashtu besoj se puna e palodhshme dhe kontributi modest bene te mundur anetaresimin per here te pare te PD ne Bashkimin Nderkombetar Demokrat, IDU, ne Qershor te vitit 2008.

Me pas, puna paralele per ringritjen e FRPD dhe faktorizimin e saj ne Shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare per here te pare, ne vitin 2014, bene te mundur qe si Kryetar i FRPD, te zgjidhesha President i Bashkimit Nderkombetar i te Rinjve Demokrate, IYDU, per dy vite me radhe. Dhe jo vetem, ne bashkepunim te ngushte dhe te frytshem me YEPP, IYDU, EDS dhe DEMYC realizuam ne Shqiperi disa Kongrese Rinore Boterore ku ftuam dhe prezantuam me Shqiperine mbi 600 lidera te rinj nga çdo kend e kontinent i botes.

Gjithashtu, jam besimplote se puna e vazhdueshme me EPP dhe dhenia e statusit te anetarit me te drejte vote te PD ne Partite Popullore Europiane ne vitin 2015, i ka dhene forces sone politike nje pozicion dhe rol edhe me te rendesishem ne kete familje te madhe politike Europiane.

Te dashur miq,

Une besoj se marredheniet me jashte dhe diplomacia e suksesshme nuk jane dhe nuk mund te jene thjeshte burokraci, por nje nderveprim i vazhdueshem per ngritjen e urave te komunikimit dhe forcimit te miqesive, si institucionale, ashtu dhe personale. Ndaj, deshiroj te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata kolege dhe miq te vyer me te cilet kemi bashkepunuar ne keto vite, qe nga vendet me demokraci te konsoliduara e deri tek ato me demokraci shume te brishta.

Sikunder deri me sot, jo thjeshte per shkak te detyres, por mbi te gjitha per shkak te vokacionit dhe parimeve personale, do te vazhdoj te kontriboj per avancimin e imazhit te Shqiperise dhe forcimit te rolit te saj jo vetem ne Rajon, por edhe me gjere. Jam i lumtur dhe i nderuar qe kam mundesine ta bej kete gje permes nje rrjeti fantastik miqsh nderkombetare – nga Ëashingtoni e deri ne Bruksel – me te cilet kam patur privilegjin te bashkepunoj nder vite. Miq te cilet nder vite, ne kohe prosperiteti dhe ne kohe te veshtira kane vizituar Shqiperine, e kane patur ne zemer dhe e kane ndihmuar per te perballuar dhe tejkaluar e sfidat me te cilat eshte hasur demokracia e brishte shqiptare.

Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar te Partise Demokratike qe angazhimi dhe perkushtimi ne keto sfida te reja, do te jete gjithmone maksimal dhe gjithmone duke ruajtur parimin se te drejtat, mireqenia dhe shpresa e munguar, jo vetem e çdo demokrati, por mbi te gjitha e çdo qytetari te ndershem shqipetar, do te jete ylli polar i punes sime. Ndaj, ne kete kuader i kam kerkuar kryetarit te Partise Demokratike te pranoje doreheqjen time nga pozicioni i Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike.

Puna ime do te vijoje çdo dite brenda dhe jashte Shqiperise dhe zeri im do te jete zeri i çdo shqiptari qe kerkon demokraci, vlera, drejtesi dhe mbi te gjitha shprese per nje Shqiperi, qe sot ka nevoje per shprese me shume se çdo here tjeter!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POGBA MUNGOI KUNDËR SHQIPËRISË/ Shihni ku ndodhet kampioni i botës (FOTO)
Previous article ''JE NJË BURRË I MREKULLUESHËM''/ Elita poston foton me Gjikon dhe ka një dedikim tepër romantik për të

k.autor

Postime të ngjashme

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT