• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NISMA PËR PENSIONET E SHQIPTARËVE TË ITALISË/ 2500 firma në 2 ditë
Home
Ekonomi

NISMA PËR PENSIONET E SHQIPTARËVE TË ITALISË/ 2500 firma në 2 ditë

8 September, 2019 F.autor Ekonomi

Çështja e pensioneve është aq e rëndësishme për shqiptarët e Italisë sa dhe e panjohur për opinionin publik italian.

Nga data 5 shtator një peticion publik po përpiqet të nxisë sensibilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve italianë, krahas shqiptarëve, në mënyrë që situata të zhbllokohet.

Faktet

“Italia ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore me shtete të ndryshme (nga Argjentina në Kanada dhe Quebec, Tunizia, Izraeli, Turqia, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika e Maqedonisë, Republika e Serbisë dhe Vojvodina)”, lexojmë në peticionin që gjendet në internet, i cili vazhdon:

“Ndër këto marrëveshjeve, për fat të keq, mungon Shqipëria”. Në Itali komuniteti shqiptar është i integruar dhe është pjesë e strukturës shoqërore dhe prodhuese. Sot ky komunitet përbëhet nga më shumë se 430 mijë persona, mbi 70% e të cilëve me leje qëndrimi afatgjatë.

Qytetarët shqiptarë po ndërtojnë në Itali të ardhmen e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre, duke punuar këtu prej gati 30 vitesh, veçanërisht në ndërtim dhe në bujqësi.

Deri tani, një pjesë gjithmonë e më e madhe e punëtorëve vuan nga fakti që nuk ka asnjë marrëveshje midis Italisë dhe Shqipërisë për njohjen e kontributeve të pensioneve. Punëtorët shqiptarë në Itali në moshën e pensionit ose afër saj, kanë paguar kontribute si në Shqipëri (përpara se të emigronin) ashtu edhe në Itali.

Mungesa e një marrëveshjeje midis dy shteteve nuk i lejon ata të arrijnë pensionin as në vendin e nisjes e as në atë të mbërritjes, duke dëmtuar kështu atë fashë të popullsisë që ka sakrifikuar më shumë që sot të rinjtë italo-shqiptarë të jenë aq mirë të përfshirë në jetën italiane.

Angazhimi për arritjen e marrëveshjes

Iniciativa dhe peticionit vjen pas vitesh në të cilat italo-shqiptarët janë përpjekur ti bëjnë të njohur opinionit publik këtë problem për të rritur sensibilitetin e institucioneve të vendit të tyre por edhe të Italisë.  Shoqatat dhe shumë individë, përfshirë edhe një pjesë e pensionistëve të prekur drejtpërsëdrejti, kanë organizuar konferenca dhe kanë ndërmarrë protesta.

Pala shqiptare në plan zyrtar shpreh gatishmëri. Por për t’i dhënë forcën e nevojshme kërkesës diferencën e bën komuniteti italo-shqiptar, që ka mundësinë dhe aftësinë të ngrejë zërin e të dëgjohet nga vendimmarrësit në Itali. Kjo është shtysa nga e cila lind peticioni.

Një akt i rëndësishëm politik u krye nga Senatori i qendrës së majtë Tommaso Nannicini, i cili me anë të një kërkese parlamentare në muajin shkurt 2019 angazhoi Qeverinë italiane të aktivizonte një marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë. Senatori është edhe ndër firmëtarët e parë të peticionit, që u publikua nga Gerarta Ballo, prej vitesh aktive në çështjet e Diasporës dhe kandidatja e parë italo-shqiptare në zgjedhjet europiane. Ballo kandidoi me qendrën e majtë, ku edhe ka lobuar për çështjen e pensioneve, siç nënvizon Senatori Nannicini sot në profilin e tij Fb.

Me formimin e Qeverisë së re Conte, që merr votëbesimin këto ditë, qendra e majtë hyn në Qeveri, duke rritur kështu shanset e përfshirjes së marrëveshjes në aktet e ardhshme politike.

Peticioni

Pikërisht në datën e betimit të Qeverisë së re PD-M5S të udhëhequr nga Giuseppe Conte – 5 shtator 2019 – është hedhur në internet ky peticion, duke kërkuar “që të negociohet dhe miratohet sa më shpejt Marrëveshja Itali-Shqipëri në mënyrë që ti garantojë punëtorëve njohjen e një të drejte themelore: Pensionin”. Sfida është që secili prej nesh ta nënshkruaj peticionin, ta përhapë atë dhe të shpjegojë rëndësinë e tij. /Albania News/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO STUDIOHET PËR TË INVESTUAR"/ Shqipëria bëhet tërheqëse për rrjetet spanjolle të hoteleve
Previous article PAS NDJESËS SË MACRON/ Rama: Arena Kombëtare përurohet me ndeshjen Shqipëri-Francë

F.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT