• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REAGIMI I TRUMP/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit (FOTO)
Home
Nderkombetare

REAGIMI I TRUMP/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit (FOTO)

8 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Rusia dhe Ukraina kanë nisur një proçes shkëmbimi të të burgosurve. Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi të shtunën dy vendet lidhur me këtë zhvillim.

Në një postim në twitter, Trump shkruan se ky “është një lajm shumë i mirë dhe mbase një hap i parë gjigant drejt paqes”.

Image

Të shtunën disa autobusë transferuan disa persona nga burgu Lefortovo i Moskës ndërsa të shtunën në mëngjes një aeroplan ukrainas u ul në aeroportin Vnukovo në kryeqytetin rus.

Numri i saktë, lista me emrat e të burgosurve apo koha e shkëmbimit të tyre nuk janë bërë ende publike. Por udhëheqësit e të dy vendeve kanë bërë të ditur më parë se shkëmbimi i të burgosurve do të ndodhë shpejt dhe është i pashmangshëm.

Të enjten një gjykatë në Kiev urdhëroi lirimin e Volodymyr Tsemakh-ut, një ish-komandant i separatistëve të mbështetur nga Rusia që operojnë në lindje të Ukrainës.

Shërbimet e sigurimit ukrainas e kanë identifikuar Tsemakh-un si dëshmitarin kryesor lidhur me incidentin e rrëzimit të Malaysian Airlines MH17 në lindje të Ukrainës në korrik të 2014, ku si pasojë u vranë 298 persona.

Prokurorët holandezë që po hetojnë çështjen i kanë kërkuar qeverisë ukrainase që të parandalonte ekstradimin e Tsemakh-ut, si “një person me interes” në hetimet që ata po zhvillojnë.

Presidenti i Ukrainës i zgjedhur së fundmi Volodimir Zelenskiy erdhi në pushtet duke premtuar se do të sillte në atdhe të burgosurit ukrainas dhe t’i jepte fund konfliktit në lindje të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RINIA JONË NUK VUAN NGA TALENTI POR..."/ Albin Kurti urim ndryshe për triumfin e Kosovës
Previous article NJË PAKO KUSHTON 30 MIJË$/ Uragani Dorian sjell në brigje kokainën “Diamant”

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT