Është gjetur një jaht luksoz i braktisur ne thellesine e detit kete te shtune ne plazhin e Shengjinit.
Jahti eshte gjetur nga policia kufitare. Ai eshte marre e derguar ne port.
Jahti i tipit “Catamaran”, eshte 13 metra i gjate dhe i perket nje shtetasi me shtetesi turke. Brenda jahtit raportohet se u gjeten dokumentat. Mbeten te paqarta arsyet e braktisjes se ketij jahti ne ujerat shqiptare. Jahti u rimorkua ne breg nga nje peshkarexhe.
Menjehere kane nisur verifikimet ne lidhje me rastin.


