• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “HAJDARI”/ Lufta në prapaskenë. Gjyqtarët shtyjnë përballjen e Izet Haxhisë me Berishën
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA “HAJDARI”/ Lufta në prapaskenë. Gjyqtarët shtyjnë përballjen e Izet Haxhisë me Berishën

7 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtarët duket se janë të terrorizuar nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo dosje qe “varrosur” deri në datën 8 maj të vitit 2018, kur Izet Haxhia i tronditi të gjithë duke u ekstraduar në Shqipëri me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet si një nga autorët e ekzekutimit të Hajdarit dhe për këtëështë dënuar me 25 vjet burg këtu. Por ardhja e Haxhisë në Tiranë jo vetëm që e prishi këtë vendim, por nisi edhe një proces tëri gjyqësor, përmes të cilit ai synon të vërë para drejtësisë autorët e vërtetë. Vazhdimisht Izet Haxhia ka akuzuar Sali Berishën si planifikuesin e vrasjes së Hajdarit dhe ka kërkuar që të ketë një përballje mes tyre në gjyq për të ballafaquar të vërtetat. Por gjyqtarët duket se po bëhen pengesë e kësaj përballjeje. Ditën e djeshme ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës për Izet Haxhinë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, por kjo seancë dështoi. Ajo u shty sepse një nga anëtarët e treshes gjykuese nuk ishte paraqitur në punë me justifikimin se ishte sëmurë. I çuditshëm është fakti se dje nuk u mbajt një seancë normale gjyqësore ku të njoftohej për shtyrjen dhe datën tjetër të seancës. Kjo tregon se gjyqtarët po tentojnë ta zvarrisin këtë proces gjyqësor dhe të shmangin sa të jetë e mundur përballjen mes Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Seanca e djeshme ishte shumë e rëndësishme sepse gjatë saj pritej që të vendosej për thirrjen e dëshmitarëve dhe për paraqitjen e provave të reja. Ish-truproja e Berishës ka hartuar një listë me 42 emra të njohur që kërkon të shkojnë në gjyq për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit. I pari në listë qëndron Sali Berisha. Për këtë të fundit Haxhia ka paralajmëruar se zotëron edhe prova, që tregojnë se Berisha ka gisht në ekzekutimin e ish-deputetit demokrat. Por me shtyrjen që po i bëhet procesit gjyqësor nga ana e gjyqtarëve dhe pengesave që po nxjerrin ata, përballja Haxhia-Berisha duket e largët.

Lufta që po bëhet në prapaskenë

Në fakt, e djeshmja nuk ishte hera e parë qënjë seancë gjyqësore për Izet Haxhinë dështon. Edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u vendos prishja e dënimit me 25 vjet burg dhe rihapja e dosjes “Hajdari”, u kaluan një sërë peripecish. Si fillim, pati nga ata gjyqtarë që nuk e pranonin çështjen e Haxhisë me argumentin se kishin konflikt interesi pasi ishin kolegë me Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Më pas, gjyqtarë të tjerë u akuzuan si të ndikuar nga politika dhe të kapur nga Sali Berisha. Faktikisht, kjo është edhe lufta e madhe që po bëhet në prapaskenë. Izet Haxhia gjithmonë ka patur dyshime dhe ka hedhur akuza se pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë të blerë nga Berisha, sepse këtij të fundit nuk i intereson dalja në pah e të vërtetës. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe treshja momentale që ka në dorë dosjen e Izet Haxhisë e që shtyu dje seancën. Akuzat i hodhi dje avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Beqiri deklaroi se ata janë të politizuar dhe të ndikuar nga Berisha. Për këtë arsye, ai theksoi se do të kërkojnë largimin e tyre dhe gjykimin nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. “Kjo treshe gjyqtarësh është caktuar nga ish kryetarja e gjykatës, znj. Hajro. Ajo është mikja më e ngushtë e Argita Berishës dhe i zgjodhi me kokrra të tre këta gjyqtarë. Janë të politizuar këta gjyqtarë dhe të interesuar për të mbrojtur bashkëpunëtorin në këtë krim, Sali Berisha. Ata e duan ende të fshehur të vërtetën. Ne i provuam ata për të revokuar masën e arrestit. Vendimmarrja e tyre ishte e paragjykuar dhe e politizuar. Gjykimi i çështjes “Hajdari” kërkon gjyqtarë me integritet të lartë profesional, moral dhe me “zemër” mbi të gjitha. Por të kenë kaluar edhe procesin e vetingut gjithashtu. Do të këmbëngulim gjerë në fund të gjejmë një trup të tillë gjyqësore”, tha Idajet Beqiri. / sot

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA ME GJERMANINË/ Flet Van Dijk: Arbitrit i thashë bëhu serioz...
Previous article "GjejZa" PËR GRATË E DHUNUARA/ “Forbes” artikull për adoleshentet shqiptare që fituan konkursin në Kaliforni

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT