Një krim i dyfishtë ka tronditur Librazhdin mbremjen e djeshme.
Daut Gjokolla, 53 vjeç, ka vrarë me thikë gruan e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe, në shtëpinë e tyre në katin e katërt të një pallati në lagjen “Shkumbin.” Tragjedia ka ndodhur në orën 22:40, pasi çifti ishte kthyer nga një shëtitje dhe dyshimet janë se midis tyre ka pasur ndonjë krizë xhelozie.
Daut Gjokolaj
Burri, pasi e ka lënë Lulen të goditur me thikë, në grahmat e fundit të jetës, është hedhur vetë nga kati i katërt dhe ka vdekur nga përplasja në trotuar, siç shihet edhe nga pamjet.
Pasi Daut Gjokola është hedhur nga pallati, është parë se gruaja e tij ishte ende gjallë, pavarësisht goditjeve të shumta me thikë. Por, ajo humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.
Dy fëmijët e rritur të Lule dhe Daut Gjokolës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur prindërit janë grindur për vdekje.
Lule Gjokolaj




