Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbremjen e djeshme qytetin e Librazhdit. Daut Gjokolaj ka goditur me thikë për vdekje gruan e tij, Lule Gjokolaj dhe më pas është hedhur nga kati i katërt nga ku ka gjetur edhe vdekjen vetë.
Mësohet se çifti ka qenë në banesë ndërsa dy fëmijet e tyre të rritur nuk kanë qënë prezent. Dyshohet se shkak ka qenë xhelozia.
AlpeNews.al bën me dije se Daut Gjokola është personi që shihni mëposhtë:
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



