• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EKSPOZITA/ Prezantohen dokumente të Arkivit të Shtetit për Shën Terezën
Home
Kulturë
Trashegimi

EKSPOZITA/ Prezantohen dokumente të Arkivit të Shtetit për Shën Terezën

6 September, 2019 F.autor Kulturë, Trashegimi

Arkivi i Shtetit ekspozon gjatë këtyre ditëve në nderim të figurës së shenjtës Terezë dokumente edhe fotografi. 22 vjet pas kalimit të Nënë Terezës në amshim arkivi ekspozon dokumente, si letra ku Nënë Tereza kërkon që të bëhet misionare, e shkruar që në vitin 1928, apo më tej fotografia e pasaportës së parë, emrin e saj në librin e lëshimit të pasaportave (1927-1929), apo momente të ndryshme kur ka qenë pjesë e korit të Kishës katolike në Shkup. Nuk mungon as pema gjeologjike e familjes së Shën Terezës, shtëpia e saj në Shkup apo edhe fotografi të prindërve të saj. Gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës të pranishëm ishin disa personalitete, të cilët e konsideruan kontributin e Nënë Terezës, si një pasaportë për shqiptarët kudo në botë.

“Unë vij nga Kosova, por ndihem dy herë i respektuar. Është nderi madh për shqiptarët, që të kemi një figurë të tillë. Nënë Tereza pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shkup. Është fat i madh që kemi figura kaq të mëdha. Emri i Nënë Terezës ka qenë udhërrëfyes për ne shqiptarët e Kosovës. Duke pas moton e saj, dashuri edhe paqe do të arrijmë synimet e saj. Në të gjitha etapat e shtetit ndërtimit tonë, Nënë Tereza ka qenë ylli që ka ndriçuar edhe sot është një pasaportë që ne na bën të ndihemi krenarë”, shprehet Sylë Ukshni, ambasador i Kosovës në Tiranë .

Nuk mungon në këtë ekspozitë as letërkëmbimi i Nënë Terezës me Ramiz Alinë, ku Shën Tereza pas vizitës në Shqipëri i kërkon leje për të hapur një shtëpi për të varfëritë, por kjo leje nuk i miratua asnjëherë nga Presidenti i Kohës. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Kalanë e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET BASKETBOLLISTI PAS 7 VITESH/ Flet Dwight Howard: Me mua në ekip, LeBron James fiton titullin me Lakers
Previous article I FRYMËZUAR NGA SKENAT E "FIFTY SHADES"/ Gjendet i varur në shtëpi 37-vjeçari

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT