• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MILIARDA $ E ANËTARËSIM NË BE”/ Mediat serbe zbulojnë “dhuratat” që Trump ka përgatitur në këmbim të njohjes së Kosovës
Home
Rajon

“MILIARDA $ E ANËTARËSIM NË BE”/ Mediat serbe zbulojnë “dhuratat” që Trump ka përgatitur në këmbim të njohjes së Kosovës

6 September, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë në Washington ku është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar lidhur me dialogun për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe një marrëveshje finale, shkruan Gazeta Express.

Sipas deklaratës zyrtare të lëshuar nga zyra e Pompeos ishte thënë që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të përfundojë me njohje reciproke, ndërkohë ka pasur raportime se Pompeo i ka bërë presion të madh Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë Vuçiç pas kthimit nga Washingtoni, duke paralajmëruar se Serbinë e pret një vjeshtë e dimër i vështirë.

Ndërkohë sot në mediat serbe po qarkullon një shkrim i pa konfirmuar ku flitet për disa ‘dhurata’ që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka premtuar Serbisë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplan luftarak të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024, transmeton Gazeta Express.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidh problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazetë një ofertë e tillë e SHBA’së do të sillet në Serbi përmes përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor, të sapoemëruarit, Matthew Palmer.

Thuhet që përveç prezantimit të ofertës, Palmer do të ketë për detyrë që të bind palën serbe të pranojë një ‘ofertë’ të tillë./GazetaExpress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORDI/ Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që arrin këtë statistikë
Previous article LËSHOHET SËRISH "BOMBA" NGA SPANJA/ Barcelona i "ndez dritën jeshile" Messit, mund të largohet në...

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT