Një tjetër emër i rëndësishëm, por këtë herë nga radhët e politikës, do të jetë pjesë e filmit të Ermal Mamaqit, I love Tropoja. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama. Sipas disa fotove që janë publikuar në internet, dallohet kreu i qeverisë i cili është përkrah kastit të aktorëve.
Nuk dihet ende se çfarë roli do të ketë Rama në këtë film kështu që na mbetet veçse të presim.



