• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI KLSH/ Abuzimet në administratë, 720 milion Euro. Ja sektori që mban rekordin e shkeljeve
Home
Breaking News

RAPORTI KLSH/ Abuzimet në administratë, 720 milion Euro. Ja sektori që mban rekordin e shkeljeve

26 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Abuzimet e administratës shtetërore me fondet e buxhetit të shtetit për vitet 2014-2016 kapin vlerën e 720,5 milionë eurove.

Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi dje shifrat me abuzimet e konstatuara nga auditimet që ka kryer gjatë periudhës janar –shtator të këtij viti. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik në vlerën e 720 milionë eurove është shkaktuar nga abuzimet në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas KLSH-së, mesatarisht për çdo ditë të këtij viti buxheti i shtetit humbet 2.7 milionë euro. KLSH konstaton se sektori me më shumë shkelje është riblerja e pronës shtetërore, doganat dhe prokurimet. Për këto shkelje, KLSH ka kallëzuar penalisht 83 zyrtarë dhe ka kërkuar dhënien e 1,014 masave disiplinore.

SHKELJET

Shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me vlerë 69 milionë euro. Për këtë dëm të konstatuar, KLSH ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 5,601.6 milionë lekë.

Po ashtu, vlera 2,864.5 milionë lekë është pagesë e kryer nga OSHEE-ja për CEZ A.S., i cili nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerësohet si dëm ekonomik pa mundësi arkëtimi. “Janë konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 86,961 milionë lekësh, afërsisht 651,3 milionë euro, nga e cila: 81,244 milionë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 608,5 milionë euro.

Dhe 5,717 milionë lekë, afërsisht 42,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 96,188 milionë lekë ose afërsisht 720,5 milionë euro. Për vitin 2016, rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor), si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milionë lekë ose 41% më e lartë se viti 2015”, thuhet në raportin e KLSH-së.

PRONA SHTETËRORE

Abuzimet më të larta janë konstatuar me pronën shtetërore, doganat dhe prokurimet. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se 30 për qind e dëmit të zbuluar është zbuluar në riblerjen e pasurisë shtetërore. “Nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve, vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administrimin e pronës shtetërore, në vlerën 2,769,696 mijë lekë, ose 30 për qind e vlerës totale të dëmit të zbuluar; dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore në vlerën 2,864,592, mijë lekë, ose 31 për qind.

Dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana është në vlerën 1,752,816 mijë lekë, ose 19 për qind, pasuar me 12 për qind në fushën e prokurimeve, sektor që mbetet me një risk të lartë, për sa kohë shkeljet nuk lidhen vetëm me dëmin e zbuluar, por edhe me mungesën e efektivitetit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve. Administrimi i pronës shtetërore është zona më me risk dhe tregon se keqadministrimi ka vijuar, pa reflektuar përmirësim apo përgjegjshmëri menaxheriale në këtë sektor”, shpjegohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KALLËZIMET PENALE

Për periudhën janar–shtator 2017, KLSH ka depozituar në organet e Prokurorisë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje janë për vlerësim. Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83. Në total, për periudhën 2012-2017, institucioni ka dërguar në Prokurori për abuzime flagrante me fondet publike 229 raste, ose mesatarisht një kallëzim penal në javë apo një kallëzim në çdo tri auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri i kallëzimeve penale për 10 vitet e marra së bashku, 2002-2011.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamje të rënda, prindërit braktisin në plehra vajzën foshnje sepse donin djalë
Previous article Si të ndryshoni pamjen tuaj me një shall të vetëm, ja disa ide si ta lidhni ( Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT