Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin , Johanes Hahn. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Soreca me anë të një shënimi në “Twitter”.
Ai thotë se gjatë takimit ka informuar Hahn mbi zhvillimet e fundit politike, ndërsa shton se në funksion të vendimit të tetorit ku pritet që BE të japë dritën jeshile për çeljen e negopciatave, Shqipërisë i duhet të përqendrohet tek reformat e thella.
“Kënaqësi të informoja Komisionerin @ JHahnEU🇪🇺 për zhvillimet më të fundit të situatës politike në # Albania🇦🇱. Në funksion të vendimit të tetorit @EUClaimil për hapjen e negociatave, është thelbësore që 🇦🇱 të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformës.#EUforAlbania.”-thuhet në reagimin e Soreca.


