I ftuar në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, avokat Spartak Ngjela nuk i kurseu kritikat për opozitën. Ai tha se protestat nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje.
“Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë. Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin”, tha Ngjela.
Sipas Ngjelës mospjesëmarrja e shumtë e qytetarëve tregon edhe mosrrëzimin e qeverisë, pasi sipas tij një mbështetje e madhe e popullit në protesta deri më tani do e kishte rrëzuar qeverinë.
“ Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, tha Ngjela, duke dhënë me këtë edhe një mesazh të qartë për opozitën, e cila edhe gjatë takimeve të fundit ka deklaruar se aksioni opozita do të përndrohet tek protestat.


