Vazhdojnë prej tre ditësh protestat në qytetin e Fierit. Punonjësit e rafinerisë së naftës në formë proteste marshojnë nga uzina deri në qendër të qytetit. Ata kërkojnë pagat e muajit nëntor dhe statusin e naftëtarit. Punonjësit paralajmërojnë se nëse nuk ka zgjidhje do të protestojnë edhe në Tiranë.


