Një grua është kapur nga policia në aeroportin ndërkombëtar ‘Ninoy Aquino’ në Manila, ndërsa tentonte të largohej nga vendi, me një foshnje 6 ditëshe të fshehur në valixhe.
Autoritetet kanë bërë me dije se 43 vjeçarja nga Amerika ka dëshmuar se është tezja e foshnjës dhe se ka dashur të udhëtojë se bashku me të, por nuk ka mundur të nxjerrë dokumentacionin përkatës, mirëpo asnjë provë nuk e mbështeste deklaratën e saj.
Policia filipineze ka vënë në pranga 43 vjeçaren ndërsa po punon për sqarimin e ngjarjes, ndërsa për foshnjën po kujdesen autoritet përkatëse.


