• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAOS” NË BRITANI/ Kryeministri Johnson kërkon zgjedhje të reja
Home
Nderkombetare

“KAOS” NË BRITANI/ Kryeministri Johnson kërkon zgjedhje të reja

4 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se nuk ka alternativë tjetër, përveçse të zhvillojë zgjedhje të reja pasi një grup ligjvënësish ia morën situatën nga duart zotit Johnson lidhur me Brexitin. Kryeministri u vu përballë këtij skenari, pasi një grup ligjvënësish sfiduan qëndrimin e tij për të përmbylluar daljen e Britanisë nga BE-ja më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Ligjvënësit e opozitës pritet të paraqesin sot një mocion për të shtyrë datën e daljes nga BE-ja në mënyrë që të kenë më shumë kohë për të arritur një marrëveshje me Bashkimin mbi termat e shkëputjes. Kryeministri Johnson tha se zgjedhjet e reja ishin e vetmja rrugëdalje.

“Populli i këtij vendi do të duhet të zgjedhë, zoti kryetar. Udhëheqësi i opozitës është lutur për zgjedhje prej dy vjetësh. Turmat e përkrahësve të tij mblidhen para parlamentit duke bërë thirrje për zgjedhje. Unë e nuk dua zhvillimin e zgjedheve, por nëse anëtarët e parlamentit votojnë për të ndalur negociatat dhe për të na imponuar një vonesë tjetër të pakuptimtë për Brexitin, atëherë e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë janë zgjedhjet. Ne po paraqesim një mocion, zoti Kryetar,” tha kryeministri.

Me 328 pro dhe 301 kundër në Dhomën e Komuneve, ligjvënësit arritën të marrin në dorë situatën lidhur me Brexitin. Ky rezultat nënkupton se ligjvënësit mund të paraqesin një mocion të katërt për të vonuar përsëri daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe të bllokojnë planin e zotit Johnson për dalje pa marrëveshje.

Ligjvënësit që nuk iu bindën qëndrimit të kryeministrit përfshinin në radhët e tyre anëtarë të opozitës si dhe të vetë Partisë Konservatore të zotit Johnson, përfshirë edhe ligjvënësin Philip Lee, i cili në mënyrë dramatike u ngrit gjatë seancës dhe shkoi të ulej me liberal demokratët e opozitës.

Edhe nëse ligjvënësit arrijnë të bllokojnë planet e kryeministrit, ka plot peripeci të tjera deri në përmbylljen e Brexitit. Zhvillimi i zgjedhjeve të reja brenda këtij viti është skenari më i mundshëm i manovrave parlamentare që zhvillohen në bazë të rregulloreve të vjetra të traditës politike britanike. Ka gjasa që rezultantja të jetë një përçarje brenda Partisë Konservatore dhe formimi i një partie të re.

Ligjvënës pro-Bashkimit Evropian dhe të tjerë që i tremben kaosit ekonomik që mund të shkaktojë një Brexit pa marrëveshje paraprake, thonë se zoti Johnson mund t’i shtyjë zgjedhjet pas 31 tetorit kur është planifikuar afati për shkëputje. Në këtë mënyrë ai bllokon planet e ligjvënësve që duan t’i kërkojnë Bashkimit Evropian shtyrje të afatit të 31 tetorit për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STEFANO SENSI SHKËLQEN TEK INTER/ Ndërsa partnerja e tij ndez rrjetin me fizikun e saj (FOTO)
Previous article E PAZAKONTË/ Muri i Berlinit mund të dhurohet për… martesë?!

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT