• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Zbardhet marrëdhënia e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të ketë inspektime vjetore
Home
Ekonomi

Zbardhet marrëdhënia e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të ketë inspektime vjetore

21 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Shqipëria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN)  kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi pas përfundimit të marrëveshjes tre-vjeçare 2014-2017.

 

 

Fondi njoftoi pak ditë më parë se me Shqipërinë do të përdoret Post Program Monitoring (PPM), e cila nënkupton vizita njëherë në vit të stafit bashke me vlerësimin përkatës.

Në marrëveshjen e mëparshme, vizitat e Fondit ishin tre herë në vit dhe mbulonin një game të gjerë analizash, jo vetëm makroekonomike.

Post Program Monitoring (PPM), aplikohet në vendet që ende kanë kredi të pashlyera ndaj Fondit, në të cilat bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas FMN monitorimi pas programit (PPM) synon të sigurojë kthimin e kredisë ndaj tij përmes një monitorimi më të afërt të rrethanave dhe politikave të anëtarëve që kanë borxh në FMN.

Duke vlerësuar kapacitetin e një anëtari për të shlyer Fondin, PPM ka për qëllim të ofrojë paralajmërime mbi rreziqet që kanosin aftësinë shlyese të borxhit të Shqipërisë ndaj FMN-se.

PPM monitoron nga afër politikat makroekonomike dhe strukturore të anëtarëve, duke u fokusuar në aftësinë paguese.

Angazhimi në këtë linjë ndihmon që Fondi të zbulojë problemet dhe t’i sjellë në vëmendjen e autoriteteve për t’i inkurajuar ata që të ndërmarrin politika dhe masat e duhura për të adresuar dobësitë.

Vitin e kaluar Bordi i FMN ra dakord të forcojë masat për post programet.
Në analizën “Fuqizimi i kuadrit për monitorimin pas programit” Fondi referon se PPM-të zakonisht mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, por shumë herë mungojnë analiza në thellësi për ekzaminimin e rreziqeve.

Stafi, për këtë arsye, propozon lëvizjen drejt një PPM -ve, duke u fokusuar me thelle tek rreziqet.
Stafi drejtues i FMN ka propozuar vitin e kaluar që raportet e PPM të ofrojnë analizë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar të rreziqeve në kapacitetet e vendeve për të shlyer detyrimet. /Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhaketat që duhet t’i ketë secila femër (Foto)
Previous article Ish-deputetja: Kulmi i dështimit, të lumturohesh se kujton që Nexhmijen e hëngri mortja, ndërsa Gramozin…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT