• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO ISHA NJERIU MË I LUMTUR”/ Shpërthen Paloka: Veç “dajaku” i fut në rrugën e duhur këta sot
Home
Politikë

“DO ISHA NJERIU MË I LUMTUR”/ Shpërthen Paloka: Veç “dajaku” i fut në rrugën e duhur këta sot

4 September, 2019 k.autor Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke folur për dekriminalizimin në studion e rubrikës “Opinion”, në News 24 theksoi se politikanët shqiptarë veç “dajaku” i fut në rrugën e duhur. Ai deklaroi se qeveria shqiptare ka thyer rekorde duke kaluar nga një skandal në tjetrin. Sipas Palokës, politikanët që kanë probleme me ligjin duhet të qërohen sa më parë dhe në vend të tyre të caktohen emra me integritet.

“Ti i denoncon një skandal ai të bën tjetrin. Pra kanë arritur në këtë pikë, duket se u ka rrëshqitur mendja dhe thonë se ne jemi zotër dhe nuk pyesim askënd. Doli horr, vëri shkelmin, qëroji. Sot mund të jetë Rama nesër mund të jetë Basha. Dajaku duhet t’i drejtojë politikanët shqiptarë, ndryshe do të vijojnë këto lojëra. Dajakun do ta pranoja me gjithë qejf nëse do ta bëja veten. Por kjo mbetet në duart e shqiptarëve”-theksoi ai.

I pyetur se sa beson tek reforma një Drejtësi, numri dy i selisë blu u shpreh :”Do isha njeriu më i lumtur në botë, nëse të gjitha ato që po shohim të ishin të vërteta. Do isha më i lumturi, nëse do ndodhte, për këdo në politikë, që të kapeshin këta të mençurit, milionerët, nga të gjitha kahet. Unë do ndihesha i vlerësuar, budalla 30 vite, por e mora një vlerësim. Nuk e kam këtë besim.

Ne e duam Reformën në Drejtësi, por e duam reale dhe të veprojë si duhet. Problemi është si do funksionojë. Ku e dimë që nuk do kapet sërish nga të fortët, pse do i bjerë vlera parave? Kemi parë raste kur ONM ka kërkuar të shihet rasti, por ka kaluar pa u parë. Rëndësi ka të fillojë të vendoset drejtësi”-shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Tri dosje me dorëshkrime të krijimtarisë së Dom Gazullit në Arkivin Qendror të Shtetit
Previous article E BUJSHME/ Nuk do ta besoni shpejtësinë marramendëse të Ronaldos kundër Napolit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT