• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DHIMBSHME/ “Nuk kemi parë asnjëherë kuzhinë të tillë, as në ëndërr” (VIDEO)
Home
Sociale

E DHIMBSHME/ “Nuk kemi parë asnjëherë kuzhinë të tillë, as në ëndërr” (VIDEO)

3 September, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

4 fëmijët jetimë: Na gëzoi një herë fati edhe ne

Më 22 Mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Karazajmi, në Peshkopi. Pas aksidentit automobilistik, ku humbën jetën 2 kryefamiljarët, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 4 fëmijët qëndruan me gjyshërit në kushte të vështira ekonomike.

Gjyshi dhe vajza e madhe bënë thirrje për ndihmë pasi jetonin në kushte ekstreme varfërie. “Stop” e “Fundjavë ndryshe” e bënë publik këtë apel dhe pas fushatës sensibilizuese, familja Karazajmi është zhvendosur nga Peshkopia në Tiranë në një shtëpi të blerë me kontributin e shqiptarëve.

Gazetarja: Pasi ky rast u transmetua në emisionin stop, i menjëhershëm që reagimi i të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, ku nga fushata sensibilizuese e “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe”, familjen nga Dibra e sollën në Tiranë dhe sot ata jetojnë tek ky pallat.

Arbër Hajdari: Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj tani…

Gjyshi: Mirë se ju gjetëm.

Arbër Hajdari: Shkurte mos qaj.

Gjyshja: Jo, jo nuk do qaj për hatër të cucave.

Arbër Hajdari: Tani ka lot gëzimi. Keni hequr shumë, tani duhet të bëheni e fortë.

Gjyshja: Falenderoj Ministren e Mbrojtjes dhe ju zoti Hajdari dhe të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar për katër jetimët e mi.

Gjyshi: Nuk kemi parë asnjë herë kështu kuzhine. As në ëndërr nuk mendoja se do e shihja. Zoti ju ndihmoftë dhe jua shpërbleftë të gjithëve!

Arbër Hajdari: Edhe gocës së madhe ia kemi bërë dhomën veç, Aldës.

Vajza e madhe: Falenderoj Arbrin dhe Olta Xhaçkën për dhomën time të re.

Arbër Hajdari: U bënë disa muaj që merremi me rastin tuaj dhe nuk ishte e lehtë që të arrinim deri këtu. E dimë që juve ju ka ndodhur një tragjedi, do mundohemi që t’i hedhim gjërat që kanë kaluar e nga sot të nisim një jetë të re. Për ju është marrë një shtëpi, që nuk është marrë asnjëherë në të gjithë historinë e “Fundjavë Ndryshe”. Detyrimi që ju keni ndaj shqiptarëve është që të mësoni në shkollë, të bëheni goca të mira, të dëgjoni gjyshërit, ne do të na keni afër, si ne, si Oltën.

Olta Xhaçka: Unë në fakt jam shumë e emocionuar, dua ta falenderoj Arbrin që më lejoi të bëhem pjesë e këtij rasti. Patjetër, jo si ministre, por si njeri, me mundësitë e mija për të ndihmuar këto vajza, të cilat tashmë i konsideroj pak si pjesë e familjes sonë, sepse do të kujdesemi për to gjatë të gjithë kohës, jo vetëm sot. Por dua të falënderoj nga zemra këto njerëz të mrekullueshëm që janë sot këtu me ne, por edhe shumë të tjerë që nuk ndodhën këtu, që kanë bërë të pamundurën që ne këtyre vajzave tu ofrojmë këtë mundësi, këtë standard, këtë shtëpi. Do të na kenë të gjithëve në krah për t’i ndihmuar hap pas hapi derisa të bëhen të zonjat e vetes.

Vajza e madhe, Alda: Falenderoj të gjithë njerëzit në këtë botë që na kanë ndihmuar ne si 4 vajza që kemi mbetur jetime… falënderoj Olta Xhaçkën dhe Arbër Hajdarin për shtëpinë e re, që na gëzoi një herë fati. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FURTUNA" E VJESHTËS/ 6 mesazhet e SHBA për zyrtarët e lartë: Shumë shpejt do dilni para SPAK-ut
Previous article HARADINAJ BË DEKLARATËN "BOMBË"/ Ua kam prishur letrat me dorëheqjen, nuk kam besim më tek askush përveç…

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT