• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI I RUSISË NË G7/ Polonia kundërshton propozimin e Trumpit
Home
Nderkombetare

RIKTHIMI I RUSISË NË G7/ Polonia kundërshton propozimin e Trumpit

2 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kundërshtoi një propozim të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta rikthyer Rusinë në G7, apo grupin e vendeve më të industrializuara, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme, marrë parasysh “pushtimin e territorit të Ukrainës nga Rusia”.

“A duhet të kemi qasje të zakonshme ndaj Rusisë? Mendoj që jo, në rrethanat ekzistuese”, tha Duda në një konferencë për media me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, në Varshavë. Riintegrimi i Rusisë në G7 i ka ndarë udhëheqësit e grupit në samitin e javës së kaluar në Francë.

Rusia është përjashtuar nga grupi, që më parë është njohur si G8, pasi ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Por, Trump, i cili do të jetë nikoqir i samit të G7-ës vitin e ardhshëm, tha se do ta ftonte Rusinë në takim. Ky propozim u mbështet nga Franca, por u kritikua nga Britania dhe Gjermania. Polonia nuk është anëtare e G7-ës.

Duke folur përkrah Dudas, Pence u shpreh me një ton tjetër dhe tha se është e rëndësishme që “të qëndrohet vigjilent” ndaj Rusisë. Ai e akuzoi Moskën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA. Polonia ka kultivuar lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, të cilat i konsideron si garantuese kryesore të sigurisë së saj brenda aleancës së NATO-s. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS REGJISTRIMI NË UNIVERSITETE/ Fazat dhe opsionet për maturantët
Previous article STUHI DHE ZJARR/ Përmbytje në Shqipërinë e mesme, flakë në zonën e minuar në Tropojë

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT