Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme teksa një 33 vjeçar nga Memaliaj ka vrarë me sëpatë të atin e tij, 77 vjeç.
Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje.
Ky rast nuk është i vetmi rast që ngre alarmin se çfarë duhet të bëhet me personat me probleme mendore e si duhet të trajtohen, pasi janë kthyer në një rrezik të përhershëm për shoqërinë.
Duket se edhe zgjidhjet që i janë dhënë herë pas here gjatë viteve nuk kanë funksionuar duke parë këtu edhe statistikat e frikshme të ketyre vrasjeve në të paktën 10 vitet e fundit.
Një nga rastet më të renda është ai i Palasës ndodhur në vitin 2016
I sëmuri mendor Jorgo Zani masakroi një minoren 12-vjeçar, ngjarje e cila mund të ishte shmangur nëse institucioni që ka diagnostikuar autorin do të kishte zbatuar legjislacionin në fuqi për personat me probleme mendore.
Në Prill të 2015, i sëmuri mendor vret me kazmë babain
Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio.
Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç, Babai i tij, Piro Prifti, 82 vjeç, kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.
Në 3 tetor 2015, i sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, Simon Gjeta
Ruzhdi Aishta, 56 vjeçari I cili mbrëmjen e 3 tetorit, ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi , Simon Gjeta, i cili së bashku me një grup forcash special kishte shkuar të kryente arrestimin e tij? Ruzhdi Aishta jetonte i vetëm. Kishte problem mendore dhe disa herë ishte shtruar në spitalin psiqiatrik.
Në mars të 2014, i sëmuri mendor qëllon për vdekje dy vëllezërit
Një i sëmurë mendor terrorizon Laçin, qëllon me breshëri automatiku në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit.
Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së Qarkut të Lezhës person me probleme mendore.
14 gusht 2013, i sëmuri mendor vret nënën e tij me drutë që perdoren për ngrohje
Një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta. Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.
Në 2011, i sëmuri mendor vret 10 vjeçarin në Berat
Një fëmijë 10-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një person me probleme mendore. 10-vjeçari E.A nga Luari i Fierit kishte shkuar tek daja e tij dhe ndërsa po luante me fëmijët, është goditur me sende të forta nga 26-vjeçari Hysen Senka që rezultonte të ishte me kartelë mjekësore për problemet mendore.
Përgatiti: AlpeNews.al







