Konferenca e kryetarëve është mbledhur ditën e sotme para hapjes së sesionit parlamentar i cili nis në orën 18:00 të pasdites së sotme. Në mbledhjene e sotme është përcaktuar axhenda e Kuvendit deri në datën 19 shtator. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se në datën 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës.
Në 12 shtator është parashikuar të rrëzohet dekreti për rishqyrtimin e ligjit: “Për rezervat materiale të shtetit”, “Për privatizimin e ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta”, “Për vetëqeverisjen vendore”” dhe ai “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
Këto dekrete të Metës janë kundërshtuar edhe publikisht nga mazhoranca. Ndërsa pritet që këtë sesion parlamentar të vijojnë sërish punimet edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për të shkarkuar kreun e shtetit.


