• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEKSTET FALAS PËR KLASAT E PESTA/ Përfitojnë 155 mijë nxënës, ja kur fillon shpërndarja
Home
Sociale

TEKSTET FALAS PËR KLASAT E PESTA/ Përfitojnë 155 mijë nxënës, ja kur fillon shpërndarja

31 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e 4 nuk blenë librat, për vitin 2019-2020 numri i nxënësve përfitues është rritur në 155 mijë; kjo pasi kësaj skeme i shtohen edhe nxënësit e klasave të pesta.

“Sivjet ndryshimi i vetëm është që në skemën e përfitimit të teksteve falas do të përfshihet edhe klasa e pestë. Për arsyen sepse klasa e pestë sivjet fillon dhe ajo të punojë me kurrikulën e re bazuar në kompetenca për të cilën janë hartuar dhe tekstet e reja mësimore për këtë klasë. Shpërndarja e teksteve fillon që ditën e hënë më 2 shtator dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës”, thotë Rozalba Merdani, përgjegjëse sektori e politikave dhe strategjive të arsimit.

Megjithatë buxheti kushtuar kësaj skeme nuk do të jetë i njëjtë. Pasi tekste shkollore të papërdorshme vitin e shkuar nga 125 mijë nxënës kanë qenë vetëm 20%.

“Të gjithë institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhje apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në cdo shkollë një komision të vecantë për vlerësimin e këtyre teksteve dhe nga informacioni që kemi rezulton se rreth 80% e teksteve të përdorura vitin e kaluar janë të përdorshëm dhe për këtë vit shkollor. Dhe pjesa tjetër që do të duhet të mbulojë të gjithë nxënësit që do të pajisen me tekste, do të furnizohen me tekste të reja që do të porositen”, thotë Merdani.

Ndërsa klasat e para do të furnizohen çdo vit shkollor me libra të rinj falas dhe nuk do i dorëzojnë ato në përfundim, 80% e teksteve mësimore të përdorura dhe 20% që do të porositen të reja do të ndahen në përpjestim të njëjtë thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

“Do të ruhet një raport I njëjtë për të gjitha klasat dhe për të gjithë nxënësit. Ata do të marrin një numër të caktuar tekstesh të reja dhe një numër të caktuar tekstesh të përdorura. Por duke krijuar një barazi mes klasave dhe mes nxënësve”, sqaron Merdani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARËT...Sigurojnë makinat, por jo shëndetin dhe jetën
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT