• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH-POLICIT/ Pse atentatorët dyshohen si vrasës me pagesë. Ku u vodh makina që…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ISH-POLICIT/ Pse atentatorët dyshohen si vrasës me pagesë. Ku u vodh makina që…

31 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ndonëse disa orë pas vrasjes së ish-policit Santjago Malko, burime nga Policia e Tiranës thanë se kishin identifikuar dy autorë të dyshuar, duket se gjithçka është kthyer në pikën “0”.
santiago-malko

Nga veprimet hetimore ka dyshime se atentatorët e 26- vjeçarit Malko të jenë vrasës me pagesë. Nga ana tjetër, nga verifikimi i automjetit tip “Mercedez Benz”, që u gjet i djegur pas atentatit në fshatin Ferraj, Policia ka zbuluar se ishte vjedhur para një viti në Lezhë.

Madje pronari i makinës kishte bërë denoncim për vjedhje në Policinë e Lezhës. Ndërsa targat që i ishin vendosur makinës, nuk përkojnë me targat reale të saj.

Nga verifikimi ka rezultuar se edhe targat i ishin vjedhur një tjetër automjeti në Krujë. Të gjitha këto detaje dëshmojnë për një krim të planifikuar dhe të organizuar prej kohësh nga ana e atentatorëve dhe e porositësve të krimit.

HETIMI

Dy pistat kryesore ku i ka përqendruar hetimet Policia për zbardhjen e vrasjes së ishefektivit Santjago Malko, janë hakmarrja dhe larja e hesapeve. Kjo, nisur nga e shkuara e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Tiranë dhe në Durrës. Grupi hetimor po verifikon tri ngjarje kriminale, ku 26-vjeçari dyshohet të jetë përfshirë.

Burime nga grupi hetimor thanë një ditë pas ngjarjes se nisur nga provat e grumbulluara në vendngjarje, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë. Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t’i ketë prerë rrugën mjetit “BMW X5” të ish-policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër, e cila u gjet e djegur në fshatin Ferraj.

Në këtë makinë janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë automatike, që dyshohet të jenë përdorur në krim. Aktualisht armët janë dërguar për ekspertim në Laboratorin e Kriminalistikës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme zjarri automatike.

Ndërsa nga këqyrja e makinës ka rezultuar që drejtimi i qitjes së armës ka qenë në krahun e majtë të makinës, pra nga krahu i shoferit. Malko ndodhej i vetëm në makinë, duke lëvizur nga rrethrrotullimi pranë “Kinostudios”, në drejtim të kryqëzimit të “Oxhakut”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Tri ngjarjet ku u dyshua se u përfshi Malko

Ngjarja e parë ku është përfshirë Santjago Malko, është ajo e vitit 2016, ku ai u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në rrugën “Islam Alla”, të cilët janë marrë në pyetje nga Policia. Megjithatë duket se “hesapet” mes tyre për konfliktin e tri viteve më parë, ishin mbyllur. E dyta është ngjarja e 4 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person e u plagosën dy të tjerë. Kamerat e sigurisë e kishin fiksuar Malkon në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe për këtë arsye ai u shpall në kërkim policor. Ndërsa ngjarja e tretë është një atentat i ndodhur në Durrës, për të cilin grupi hetimor nuk jep më shumë të dhëna, por sqaron se është i ngjashëm me atentatin ku mbeti i vrarë vetë Malko, mbrëmjen e së martës, në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURISTËT "ZBARKOJNË" NË DURRËS/ Anija "Monet" për herë të parë në Shqipëri
Previous article POSTON FOTON E ''NXEHTË'' NGA JAHTI/ Ndjekësi "thumbon" Lori Hoxhën, ja çfarë i shkruan

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT