Kjo foto e rralle, eshte shkrepur rreth 100 vjet me pare dhe deshmon per fillimet e transportit publik ne Shqiperi.
Eshte veper e nje artisti te madh te fotografise sone te fundit te shek. XIX dhe fillimit te shek. XX. Quhet Dhimiter Vangjeli (8 shtator 1872 – 1 prill 1957) qe njihet ndryshe edhe si “Marubi i Jugut”.
Ai e ushtroi artin e tij, me shume si nje zeje te rralle per kohen, duke i sherbyer komunitetit te Kolonjes. Ne dyqanin e Dhimiter Vangjelit shiteshin edhe artikuj te tjere. Ai nuk kishte nje studio, por luante me se shumti, rolin e nje fotografit shetites ne krahine.
Eshte interesante qe te studiosh nga kjo pamje bardh e zi, veshjen dhe perjetimin e njerezve nepermjet pozave qe tregojne se per ta, edhe foto edhe udhetimi me makine te tille, ishte nje event i rralle per jeten e tyre.
“Autobuzi” ka te shkruar ne italisht, nga njera ane: “Sherbim Publik” dhe perpara, se ai ishte i destinuar per te bere linjen Erseke- Jorgucat. Gjeografikisht Jorgucati, duket se ka qene nje nyje e rendesishme lidhese jo vetem me Korcen e Kolonjen por edhe mes Gjirokastres- Sarandes dhe Janines.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


