• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FATURA DHE FOTOT/ Basha, si ministër shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin super luksoz të skive në Zvicër
Home
Politikë

FATURA DHE FOTOT/ Basha, si ministër shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin super luksoz të skive në Zvicër

29 August, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Prej disa ditësh, opozita ka krijuar një kauzë të re, në faturën prej 700 euro të paguar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për qëndrimin e saj dhe të stafit në një takim pune në Bruksel.

Sipas Partisë Demokratike, një faturë e tillë mjafton për të dëshmuar abuzimin e qeverisë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndonëse ishte vetë Ministrja Gjonaj, që bëri publike faturat dhe shpjegoi me detaje mënyrën se si u shpenzua kjo shumë në këtë udhëtim të detyruar.

Megjithatë, nëse Ministrja Gjonaj shpenzon 700 euro për qëndrim në një vizitë pune, Lulzim Basha shpenzonte 5-fish më shumë, në kohën kur ai ishte ministër, për t’u relaksuar në një resort super luksoz skish në Zvicër me taksat e shqiptarëve.

“Lexo.al” ka siguruar faturën e paguar nga lideri i opozitës për qëndrimin e tij në destinacionin piktoresk të Klostersit, nga data 27 janar 2009, deri në 1 shkurt.

Kujtojmë që në këtë kohë, Lulzim Basha ishte ende ministër i Punëve të Jashtme, nën presion publik sepse marrëveshja skandaloze për shitjen e detit ishte rrëzuar vetëm prej pak javësh nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Resorti me pesë yje ofron dhomat, siç dëshmon edhe fatura, për një vlerë prej 695 frangash zvicerane nata, pothuajse 600 euro. Për katër ditë qëndrimi, Basha ka shpenzuar rreth 2 500 euro.

Fatura më pas është rrumbullakosur me pije, shërbim në dhomë dhe shërbime të tjera që ofrohen në këtë hotel prestigjioz. Në total, Basha ka shpenzuar plot 3 771 franga zvicerane, më shumë se 3 mijë euro nga parate e taksapaguesve shqiptarë.

Një ministër në Shqipëri paguhet rreth 1,7 milionë lekë të vjetra, më pak në vitin 2009, pra një faturë e tillë do të ishte e barazvlefshme me 2 muaj e gjysmë pagë, , por që në fakt janë paguar nga buxheti i shtetit.

“Lexo.al” ka siguruar edhe fotot e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të hotelit “Piz Buin” të Klostersit, bashkangjitur në këtë galerinë e këtij artikulli.

Nuk është hera e parë që lideri i opozitës është akuzuar për fshehje të ardhurash apo abuzim me fondet publike, akuza për të cilën ai nuk është përgjigjur kurrë publikisht.

Aktualisht, Lulzim Basha është nën hetim nga Prokuroria Shqiptare, për aferën e lobimit rus, për një shumë prej 1 milionë dollarësh të padeklaruar, me prejardhje nga oligarkë rusë, të cilët ndihmuan “bujarisht”, e në dukje pa asnjë interes Partinë Demokratike duke paguar faturat e saj të lobimit në SHBA në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË BERISHË DY FYTYRA"/ Kur ish-KRYEMINISTRI i akuzonte të njëtët gazetarë që sot i mbron (FOTO FAKT)
Previous article U RRËZUA NGA MAJA E HARAPIT/ Turisti polak në gjendje të rëndë, pritet ndërhyrje nga...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë Aktualitet

VRASJE NË KORÇË/ Të shtëna me kallash në lagjen 14, dyshohet për një viktimë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT