• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË BERISHË DY FYTYRA”/ Kur ish-KRYEMINISTRI i akuzonte të njëtët gazetarë që sot i mbron (FOTO FAKT)
Home
Ekskluzive

“NJË BERISHË DY FYTYRA”/ Kur ish-KRYEMINISTRI i akuzonte të njëtët gazetarë që sot i mbron (FOTO FAKT)

29 August, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ngjarja që ka përfshirë keto ditë shqipërinë përveç  politikës është edhe merkatoja në media që bëhet  çdo fillim sezoni mediatik. Rasti i fundit shumë i komentuar ishte largimi i dy gazetarëve Ylli Rakipi me emisionin “Të Paekspozuarit” dhe  Adi Krasta me emisionin “Ashow”,  vendim i cili u mor nga pronari I këtij televizioni.

Por kjo lëvizje nuk mund të ndodhte pa u komentuar nga ish-kryeministri Berisha I cili reagoi në “Facebook”:

Postimi i Berishës:

Urrejtje skizoide e narkoshtetit dhe Edvin Mafise kunder fjales se lire, mediave te pavarura!

Te dashur miq, narkoshteti i Edvin Mafise eshte versulur me terbim dhe urrejtje te papermbajtur kunder mediave te pavarura me qellimin makaber, shkaterrimin dhe heshtjen e tyre.

Ne kete kontekst, ai vendosi Blushin ne krye te Top Medias per t’i shkaterruar ato apo shnderruar ne nje tualet te narkoqeverise se tij.

Ne kete kontekst, kjo monster e fjales se lire organizoi se bashku me Blushin e tij apo Arben Malaviten dhe Baton Stanishiqin takimin famekeq ne budrumet e Restorantit te njohur Padam, qe kishte si qellim kryesor heshtjen e televizionit Klan, ne veçanti te emisionit Opinion dhe debatit qe zhvillohet ne kete emision, te cilin ky armik i eger i debatit nuk e kontrollon dot.

Po ne kete kuader dhe po me Blushin e tij vasal e mjeran, me qellim qe ti ule audiencen televizionit Klan, merr vendimin zuzar, shkel kontraten dhe bllokon transmetimet e tij ne platformen e Dixhitalb duke gjobitur keshtu me rreth 200 euro, 160 mije abonente, te cilet i ftoj te ngrene secili padi me drejtim Starsburgun ndaj ketij akti banditesk e zuzar.

Per te shuar zerat e pavarur qe e “helmojne”, siç do shprehej vet bashkeshortja e tij çdo dite, shpirtin e tij katran te zi, ky xhelat i fjales se lire hartoi ligjin e krijimit te gjykates se partise per ti kaluar ne gijotine mediat dixhitale, portalet dhe rrjetet sociale qe guxojne te shkruajne kunder tij.

Stuhia e urrejtjes ndaj fjales se lire dhe mediave te pavarura kulmoi me goditjen shkaterrimtare qe binomi Edvin Mafia – Arben Malavita u dhane keto dite emisioneve me te shikuara dhe vleresuara nga publiku te News 24, TPZ dhe A Show te gazetareve dhe analisteve te mirenjohur dhe te pavarur Ylli Rakipi, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Adi Krasta, te cilet duke refuzuar te blihen nga kupola mafioze dhe ne emer te interesit publik, me guxim dhe pergjegjesi profesionale dhe qytetare qendruan te palekundur dhe te pavarur ne analizat, kritikat dhe denoncimet e narkoshtetit, kleptokracise, te rregjimit te Edvin Mafise dhe Arben Malavites.

Me kete akt, njelloj si ne nje diktature, televizionit 24 News iu dha nje goditje eventruese, vdekjprurese. Ky krim i shemtuar ndaj mediave te lira u be i mundur nga nenshtrimi pa kushte i pronarit te kesaj kompanie televizive, qe mbart ne vehte koncepte primitive per median si parzmore te tij personale dhe tualet i narkoshtetit dhe jo zedhenese e interesave publike, nderkohe qe vala e transmetimit nuk eshte e pronarit as dhe krye kreut te meduzes por eshte e publikut dhe vetem e publikut.

Kjo goditje e pashembullt ndaj mediave ngarkon me faj te rende moral edhe ate qe pranon te mbushe boshllekun e krijuar ne sherbim te narkoshtetit duke shkelmuar mbi dinjitetin dhe integritetin e vet njerezor dhe profesional.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto veprime qe kane si qellim te vrasin fjalen e lire, shpirtin e lirise, iu bej thirrje mbare shqiptareve, forcave politike opozitare, intelektualeve dhe te gjitha personaliteteve te vendit te trajtojne Top Median dhe News 24 njelloj si ERTV, halen ultramoniste personale te Edvin Kristaq Mafise! sb

Duket se ish-kryeministri e paska harruar atë çfarë tha 4 vite më parë për gazetarin e “Të paekspozuarit” asokohe drejtori i një televizionni tjetër i cili kishte mbyllur një emision investigativ.

Berisha asokohe tha se: Per t’i djegur ato pa u transmetuar, emisioni u shpall i pavlere nga vet presidenti i gazetareve te Shqiperise, Rakipi, ne diten e tij te pare te punes ne drejtim te grupit mediatik Ora News. Presidenti Rakipi, ne fjalen e tij prekse dhe plot pathos nolian tha se, detyren e denoncimit te aferave te qeverise Rama-Meta tani e tutje si president i gazetareve antiqeveritar ja besoj vetem Çakullit.

Postimi i Berishës:

Atëherë Berisha ishte në opozitë dhe pas katër vitesh prapë në opozitë duket se nuk ka ndërruar mendim se qeveria po “mbyll” emisionet kritike të pushtetit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç’DI TË BËSH PËRVEÇSE TË HARXHOSH LEKËT E BABIT?" Përgjigja e Erikut i mbyll gojën fansit (FOTO)
Previous article FATURA DHE FOTOT/ Basha, si ministër shpenzonte 3 mijë euro për të fjetur në resortin super luksoz të skive në Zvicër

k.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT