• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇIMI ËSHTË SEKRETAR LIGJOR I PD-s”/ At Zef Pllumi denoncoi Rustem Gjatën, sot Lulzim Basha: Pushteti nxit xhelatët e tij të vrasin demokracinë
Home
Politikë

“ÇIMI ËSHTË SEKRETAR LIGJOR I PD-s”/ At Zef Pllumi denoncoi Rustem Gjatën, sot Lulzim Basha: Pushteti nxit xhelatët e tij të vrasin demokracinë

28 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gazetari shkodran Senad Nikshiqi ka sjellë në vëmendje një fakt interesant në 95 vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit.

Pa bërë asnjë koment, gazetari publikon vetë rrëfimin e At Zef Pllumit për ata që e ndaluan në shprehjen e mendimeve të veta, sidomos pas vitit ’90. “na e vodhën partinë, shkruan Pllumi, e me të, mbaruene edhe këshillat e mija për politikën”.

Sot kryetari i PD Lulzim Basha i ka dedikuar një status të gjatë At Zef Pllumit në këtë 95 vjetor të lindjes. Por në fakt, duhet të shohim se c’ka deklaruar At Zef Pllumi, e c’ka deklaruar Lulzim Basha.

At Zef Pllumi:

“Rustem Gjata, qi ishte kenë gjykatës dikur e që në atë kohë ishte kryetar i gjykatës kushtetuese, po na i thotë plakut të shkretë: ‘Ndigio këtu, more djalë; s’lojtëm nga mendtë, që t’ua lëshojmë pushtetin të burgosurve politikë.

Prandaj mos u mundo kot. Kjo parti nuk do të miratohet kurrë!’. Ashtu tha e ashtu ndodhi.

U dhashë mendimin me formue nji parti të re, e cila të përfshinte njerëz pa dallim fejet, me emnin BASHKIMI FETAR në Shqipni ose ALEANCA FETARE.

Në të vërtetë kje hajni e elementave të partisë demokratike. Kështu na e vodhën edhe partinë.

E me të, mbaruene edhe këshillat e mija për politikën”.

Lulzim Basha sot ne 95 vjetorin e vdekjes te At Zef Pllumit:

“Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes.

Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ’90, ishte frymëzues dhe i pashoq.

Është pikërisht kjo mendësi e marrëzive, e luftës së klasave ndaj punëtorit, ndaj të ndershmit dhe ndaj të drejtit, që po ringjallet sot më shumë se kurrë dhe po rrënon të gjitha arritjet e 30 viteve tranzicion.

Ky regjim që dekoron torturuesin e Padër Zefit, nuk e quan për gjë të nxjerrë nga zyrat shtetërore edhe të fundit përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, të inkurajojë mësymjen drejt pushtetit të bijve të etërve xhelatë si dhe të vjedhë vullnetin e shqiptarëve, në mënyrë që të vrasë rotacionin dhe demokracinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ Boris Johnson i pa parashikueshëm, do të mbyllë Parlamentin deri në 15 Tetor. Mbretëresha e përfshirë
Previous article "LAJMI QË BËRI XHIRON E RRJETIT"/ Mësohet shkaku i vërtetë i ndarjes mes Robertit dhe Norës

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT