• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EMRI QË PËRFLITET MË SHUMË”/ Socialistët mbledhin sot Kryesinë për të gjetur zëvendësuesin e Valdrin Pjetrit
Home
Politikë

“EMRI QË PËRFLITET MË SHUMË”/ Socialistët mbledhin sot Kryesinë për të gjetur zëvendësuesin e Valdrin Pjetrit

28 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryesia e Partisë Socialiste pritet të zëvendësojë sot Valdrin Pjetrin si kreun politik për Qarkun e Shkodrës, pas dorëheqjes së tij nga marrja e postit të kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Ende nuk ka një emër që përflitet edhe pse më aktivi në këtë qark mbetet deputeti Tom Doshi, i cili mbetet përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të datës 23 korrik, kryetari i PS-së, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin si drejtues politik të Qarkut të Shkodrës për t’ia besuar këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri.

Shkarkime të drejtuesve politikë pati dhe në Tiranë, të Blerina Gjylametit dhe në Lezhë, të Lindita Nikollës. Por mbledhja e sotme e kryesisë mësohet se do të fokusohet tek organizimi i procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kur kjo parti është futur në një proces zgjedhor, që nga kryetari i organizatës së partisë e deri te delegatët e kongresit.

Sipas kalendarit të miratuar në asamble, në 16 shtator PS do të futet në një proces zgjedhor të gjatë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave. Procesi do të zgjasë 5 muaj, duke nisur me 15-ditëshin e parë të shtatorit, kur socialistët do të përgatitjen për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve për të kulmuar në votimin e delegatëve të Kongresit në janar të 2020, shkruan panorama.

Edi Rama nuk ka preferuar që të kërkojë një mandat tjetër për ndërtimin e partisë, por e ka zgjidhur me Statutin e Partisë. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, është shprehur se “Kryetari i Partisë, pas një procesi zgjedhor të fituar, automatikisht e merr mandatin. Në rast se PS nuk do të kishte fituar, atëherë kryetarit i lind e drejta të hyjë në garë dhe do të kishte pasur edhe një proces për kryetarin”.

AFATET

Organizatat socialiste
16 shtator – 10 nëntor

Kryetarët e PS në çdo bashki
17 nëntor – 7 dhjetor

Konstituimi i KS dhe Asambletë

8-20 dhjetor

Kongresi Zgjedhor

Janar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM EKONOMI/ Ja cilat janë arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt emigracionit
Previous article "NË 5 PROVIME ËSHTË VLERSUAR ME NOTË..."/ Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi, kalon i pari në universitet (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara Aktualitet

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT