• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLOHEN PËRPLASJET/ LSI mesazh Bashës: Të gjitha partitë duhet të përgatiten për të hyrë në zgjedhje
Home
Politikë

THELLOHEN PËRPLASJET/ LSI mesazh Bashës: Të gjitha partitë duhet të përgatiten për të hyrë në zgjedhje

28 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar tjetër mesazh Partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve të 13 tetorit. Edhe pse shanset që të ketë zgjedhje në këtë datë janë zero, partia e Kryemadhit këmbëngul se duhet të zbatohet dekreti i presidentit. Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, e ftuar dje një studio televizive, është shprehur se LSI nuk është e vetmja parti që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Ajo tha se opozita e bashkuar është duke u përgatitur për këto zgjedhje. “LSI respekton sistemin, kjo do të thotë të vlerësosh institucionet legjitime që vendosin vendosjen e datës, si presidenti që ka të drejtën e dekretimit. Për ne Bibla është Kushtetuta, dhe këtu e gjithë opozita, përfshirë PD, është e vendosur në të njëjtin start për të vazhduar garën e 13 tetorit. Fatkeqësia më e madhe nuk është klasa politike, nuk ka palë që mos të jetë mëkatare, edhe opozita në situata të caktuara mund të kishte bërë zgjedhje më të mira, jo vetëm për emergjencën por edhe për afatin e gjatë, por nuk i falet askujt që e gjithë procedura e zgjedhjeve ishte një farsë e shëmtuar, me një përfaqësim që nuk tejkalon 12%”, është shprehur Malaj. Ndërkohë kujtojmë se kreu demokrat është shprehur më herët se qëllimi i Partisë Demokratike është që t’i garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike gjithë shqiptarëve çka duket në pamje të parë si sinjal për pjesëmarrje në zgjedhje, por ai ka dhënë ditën e djeshme sinjale të tjera që tregojnë mundësinë e dialogut. Basha dje u takua me Katja Leikert, e cila pas takimit me Bashën u takua me kryeministrin Rama. Mesa duket Basha është duke marrë sërish këshilla nga ndërkombëtarët të cilët shprehen për dialog mes palësh, ama ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rikthimin e protestave në shtator dhe largimin me çdo kusht të Edi Ramës. “Do të shkojmë në zgjedhjet e 13 tetorit, ashtu si e gjithë opozita, tashmë i gjithë rajoni ka shkuar ose po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe se kambanat e tyre po tingëllojnë edhe në Shqipëri,duke i lënë hapësirë edhe autokritikës”, ka thënë ndër të tjera Nora Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAJISJET FISKALE/ Biznesi i vogël mund të marrë aplikimet falas
Previous article "FBI-ja" SHQIPTARE/ Si do trajnohen, vëzhgohen hetuesit e SPAK-ut

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT