• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA KAJMAKU/ Prokuroria e Përgjithshme i kërkon PD-së materialet për “Jorgo Toton”
Home
Politikë

ÇËSHTJA KAJMAKU/ Prokuroria e Përgjithshme i kërkon PD-së materialet për “Jorgo Toton”

27 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Partisë Demokratike t’i vë në dispozicion të gjitha materialet që ajo ka për Agim Kajmakun, kryetarin e Bashkisë së Vorës që PD e akuzon se është arrestuar në 2013-ën nga autoritetet greke për falsifikim parash dhe i është shmangur drejtësisë në gjithë këto vite duke ndryshuar emrin.

Është pikërisht Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që i ka bërë kërkesën Partisë Demokratike, pasi dje, sekretari  Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi publikoi dokumentet e prokurorisë dhe gjykatës së Janinës që sipas tyre tregonin të gjithë historikun e shmangies nga drejtësia që ka bërë Kajmaku, përmes emrit grek që sipas PD-së mbante në ato vite, Jorgo Toto.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi letërporosi autoriteteve greke për dosjen e Jorgo Totos, dhe nëse ai është i njëjti person me kryebashkiakun e Vorës, i cili duhet theksuar se më herët kur ka emigruar në Greqi në vitet 2000, e ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Vetë kryebashkiaku i ka mohuar të gjitha akuzat dhe që të jetë ai Jorgo Toto që akuzohet nga autoritetet greke për krimin e rëndë të falsifikimit të parave, por çka që do të hedhë dritë mbi gjithë këtë histori akuzash e kundërakuzash, janë shenjat e gishtërinjve. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar të bëjë krahasim mes shenjave të gishtërinjve të Jorgo Totos në Greqi me ato të Agim Kajmakut, të cilit i ka kërkuar t’i dorëzojë në Policinë Shkencore.

Agim Kajmaku nuk ka shkruar në formularin e vetëdeklarimit që të ketë qenë ndonjëherë i hetuar, gjykuar, apo arrestuar. Nëse kjo del të jetë gënjeshtër, Kajmaku rrezikon të preket edhe nga ligji i dekriminalizimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMI I RI NË BERAT/ 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për mbi 24 mijë banorë
Previous article TRAJNERI LERDA NUK HEQ DORË NGA SKEMAT E TIJ/ Partizani ideon titullarë dy lojtarët...

k.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT