Amazon nuk është vetëm Brazili. Mushkëria e gjelbër e planetit shtrihet në 9 vende të zonës. Një nga këto është Bolivia e cila në vetëm pesë ditë ka djegur sipërfaqe pyjore sa mund të digjeshin brenda një viti dhe përgjegjësia për këtë fatkeqësi është gjithashtu politike.
Më 9 korrik, Presidenti Evo Morales nxorri dekretin 3973 që legalizon zjarret në zonat e Amazonës të Santa Cruz dhe Beni për zhvillimin bujqësor.
Disa organizata mjedisore Boliviane kanë llogaritur se midis vitit 2005 dhe vitit 2018, në Bolivi u dogjën mbi 7.1 milion hektarë pyje.
Zhvillimi i zonave rurale dhe bujësia janë nga “asat” e fortë të mbështetjes elektorale për Evo Morales dhe praktika e zjarreve të kontrolluar, të quajtur Kaçiko, duket se këtë herë i ka “dalë” nga duart.



