Përmes këtyre fotove, kryeministri Edi Rama tregon se po vijohet me punën për transformimin në një destinacion të ri turistik të Bleshit, nga një gropë e zymtë, sic e përshkruan ai.
Sipas shefit të qeverisë, “kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”
“VIJON PUNA… për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik, ku jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, po kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”, shkruan Rama.











