• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBIA DHE SHKUPI NJË KUFI/ Vendoset administrim i përbashkët në pikat kufitare
Home
Rajon

SERBIA DHE SHKUPI NJË KUFI/ Vendoset administrim i përbashkët në pikat kufitare

26 August, 2019 F.autor Rajon

Nga e hëna, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, do të kenë administrim të përbashkët kufiri.

Dy vendet do te zbatojnë bashkërisht lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në vendkalimin kufitar mes Preshevës dhe Tabanocës. Fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, e përuruan kryeministrja serbe, Ana Bernabiç, dhe homologu i saj maqedonas Zoran Zaev, me pohimin se ky duhet të jetë shembull për bashkëpunimin rajonal.

Sipas Zaevit, në këtë mënyrë do të përshpejtohet lëvizja e udhëtarëve, mallrave dhe automjeteve, e do të rritet po ashtu numri i turistëve në të dy shtetet. Njohja e certifikatave ndërkufitare do të shmangë mashtrimet doganore, shtoi ai, do të lehtësoje luftën kundër korrupsionit dhe do të shtojë besimin e tregtinë mes dy vendeve.

Pa e fshehur entuziasmin, Bernabiç shkroi në Twitter se Serbia dhe Maqedonia Veriore janë të dyja te angazhuara në vlerat e paqes, bashkëpunimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Sistemi i integruar i kufirit, sipas saj do të mundësojë lëvizjen më të shpejtë të kamionëve dhe do të nxisë tregtinë rajonale.

Por Bernabiç e shfrytëzoi gjithashtu rastin për të kritikuar vendimin e Prishtinës zyrtare mbi vendosjen e tarifave prej 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe përsëriti thirrjen për heqjen e tyre. Vetëm një javë më parë, Maqedonia e Veriut dhe Kosova u gjendën në një situatë që mund të shndërrohej ne luftë tregtare. Pala kosovare kërcënoi se përsa kohe nuk do të ndalohej importi i shumimit të peshqve nga Kosova, Prishtina nuk do të lejonte importin e patateve dhe mjaltit nga Maqedonia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GABIGOL SHËNON GOLIN E 12 NË BRAZIL/ Shoku i skuadrës realizon një kryevepër, ja "magjia" (VIDEO)
Previous article ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Presidenti i klubit të Superligës ofron për futbollistët...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT