• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SULMON” BASHËN/ Ristani: Shkeli statutin e PD, solli pasoja të rënda
Home
Politikë

“SULMON” BASHËN/ Ristani: Shkeli statutin e PD, solli pasoja të rënda

26 August, 2019 F.autor Politikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani vijon të jetë mjaft kritik në drejtim të kreut aktual të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Gjatë një interviste për drejtuesin e “politiko”, Arben Ristani i ka drejtuar një mesazh të qartë kreut të opozitës, ndërsa theksoi se PD si forca kryesore në opozitë, duhet të jetë e aftë, e mirorganizuar, e demokratizuar dhe e mbështetur mbi parime të shëndosha, për të realizuar qëllimin e saj, shndërrimin në pozitë, në qeveri me projekt real zhvillimi për vendin.

Më tej ne portalin e Alfred Leles, keshilltarit te Bashes, Ristani theksoi se PD ndodhet në momentin më të vështirë sepse, sipas tij për herë të parë që prej themelimit, ndodhet jashtë sistemit, jashtë pushtetit qendror dhe vendor.

Më tej, Ristani në mënyrë indirekte, u shpreh se kreu i opozitës duhet të reflektojë dhe të ngrihet mbi interesat personale.

“Momenti veçanërisht i vështirë, kërkon reflektim të thellë dhe ngritjen e gjithsecilit, mbi interesin e karrierave personale. Karriera të cilat marrin kuptim vetëm nëse organizata politike realizon qëllimin e ardhjes në pushtet.

PD është pasuri kombëtare dhe, si ne që jemi në strukturat drejtuese, si antarët e thjeshtë, si ata që padrejtësisht janë lënë jashtë strukturave, por edhe çdo shqiptar i vetëdijshëm për rolin e partive politike në një demokraci funksionale, e kanë për detyrë qytetare, të kontribuojnë për ta mbajtur të shëndetshme.”-tha Ristani.

Ndërsa i pyetur nëse çalimi i Bashës është tek mungesa e komunikimit, Ristani tha se “Liderët tanë reflektojnë qartë mungesën e kulturës dhe vetëdijes demokratike. Shpesh herë sillen si bajraktarë dhe ngatërrohen me 1000 fije në fuksion të pushtetit.”.

Por, Arben Ristani ka komentuar edhe zgjedhjet e vitit 2017, ku PD-ja pësoi një katastrofë elektorale, ndërsa vetë Ristani u vendos në listat jo fituese të kandidatëve për deputetë.

“Caktimi i vendit dhe renditja për kandidim për deputet, për të gjithë listën, u bë nga z.Basha pa konsultim dhe në shkelje të statutit të partisë. Kjo solli pasoja në garën elektorale për të cilat Kryetari, kërkoi ndjesë publikisht.

Askush nuk është imun ndaj gabimeve, çështja është te reflektimi dhe puna me përkushtim për të sjellë PD në krye të punëve të këtij vendi.”-tha ndër të tjera Arben Ristani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THAÇI DEKRETON DATËN/ Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë do të mbahen në 6 Tetor
Previous article DEL EMRI/ U mor peng 5 ditë në Greqi. Kapet edhe e dashura e tij, telefonata e fundit me të që ngriti dyshime

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT