• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çështja “Doshi” pa zot, edhe Krimet e Rënda shpallin moskompetencë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Çështja “Doshi” pa zot, edhe Krimet e Rënda shpallin moskompetencë

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Çështja e “atentatit” ndaj deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit Fufi vazhdon të endet nëpër gjykata.

Vetëm pak kohë pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë, edhe Krimet e Rënda kanë bërë të njëjtën gjë duke e kaluar sërish dosjen në Gjykatën e Lartë. Ditën e djeshme, Durim Bami duhet të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë “arrest shtëpiak”, por seanca nuk u zhvillua. Kjo për shkak se Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë duke e kaluar sërish dosjen andej prej nga u nis.

Duket se kjo çështje nuk do të shqyrtohet asnjëherë deri sa të krijohet Gjykata Speciale Antikorrupsion. Durim Bami, i cili është nën akuzë për “kallëzim të rremë”, po ashtu si edhe Doshi, qëndron që prej 2 vitesh e nëntë muajsh në arrest shtëpiak. Ai akuzohet se, së bashku me Tom Doshin kanë orkestruar një atentat të rremë ndaj këtij të fundit. Në këtë dosje, si i bashkëpandehur është dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Gjykata e Lartë hoqi dorë nga dosja bazuar në ndryshimet kushtetuese që u bënë për reformën në drejtësi. Kjo për shkak se ligji parashikon që deputetët gjykohen nga Gjykata Speciale Antikorrupsion. Dosja kaloi te Krimet e Rënda, e cila ka shpallur gjithashtu moskompetencë dhe tashmë nuk dihet se si do të zgjidhet ky ngërç. Ndërkohë, Durim Bami e ka bërë kërkesën për shuarje të masës së sigurisë që në muajin nëntor dhe ishte në pritje të mbajtjes së seancës, e cila nuk u krye.

“ATENTATI”

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta. Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ishdeputetin e PD-së, Mhill Fufin.

Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithç- ka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami, ashtu edhe Tom Doshi, janë nën akuzë për kallëzim të rremë. Durim Bami u arrestua më 4.3.2015, teksa po përpiqej të shkonte në Mal të Zi. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit.

Para prokurorëve, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ishdeputetin e PD-së, Mëhill Fufi, por ishte penduar. Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bindur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për “kallëzim të rremë”. Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë.

SI U ZBULUA

Ka qenë dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku ajo që ka nxjerrë blof në njëfarë mënyre Tom Doshin. Ky i fundit ka thënë në Prokurori se është sinjalizuar nga ish-deputeti për atentatin e supozuar.

“Kam qenë në Budva me familjen, kur më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ‘ku je, se dua të të takoj, se është një problem urgjent’. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva, më thotë që kishte takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të të eliminuar ty dhe Mëhill Fufin”, pati thënë Doshi në Prokurori.

Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Këta rezultuan njerëzit më të jashtzakonshëm të 2017. Mos i humbisni AFTËSITË e tyre
Previous article FOTO/ Njihuni me 10 LIBRAT më të mirë të vitit 2017

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT