• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITOHET NGA 1000 TURISTË ÇDO DITË/ Sazani, ”ishulli i ndaluar” tashmë është kthyer në një atraksion
Home
Destinacione

VIZITOHET NGA 1000 TURISTË ÇDO DITË/ Sazani, ”ishulli i ndaluar” tashmë është kthyer në një atraksion

25 August, 2019 F.autor Destinacione

Dikur të ndaluara, sot janë vendet më tërheqëse jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt.

I tillë është Ishulli i Sazanit, 11 milje larg Vlorës, me një histori mijëravjeçare. Çdo pushtues në Shqipëri, nga periudha e Mesjetës deri në Luftën e Dytë Botërore ka shtrirë sundimin edhe mbi ishull.

Ndërsa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, Sazani ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku jetonin rreth 10 mijë banorë, oficerë dhe familjarët e tyre, një zonë tërësisht e ndaluar për të tjerët. Por, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO kjo histori është mbyllur, ndërsa Sazani është hapur për vizitorët duke u kthyer një nga destinacionet më të kërkuara.

Mbi 1 000 persona vizitojnë çdo ditë Sazanin, ndërsa janë kuriozë për historinë e ishullit-bunker. Të huajt, kryesisht italianë, shprehen të kënaqur me zgjedhjen e tyre në këto pushime.

“Plazhet më pëlqejnë, deti është fantastik dhe ia vlen. Njerëzit po ashtu. Jam e kënaqur që jam këtu”, thonë turistët.

Në Ishullin e Sazanit turizimi është ditor. Ky është një vendim i bashkisë për të ruajtur plazhet e virgjëra nga ndërhyrjet dhe ndotjet.

Për të shkuar në Sazan e më pas në Karaburun nisja bëhet nga Radhima përmes anijeve turistike. 1600 lekë të reja kushton udhëtimi dhe zgjat 1 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI NË KROACI/ Futbollisti i kërkon gjyqtares marrëdhënie seksuale
Previous article MACJA KISHTE HIPUR NË MAJË TË NJË SELVIE/ Zjarrfikësit e shpëtojnë

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT