• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRITË DHE BRESHËRI PLUMBASH/ 8 vite burg për 23-vjeçarin. Nga arratia, me anë të një memoje pranoi…
Home
Breaking News

PRITË DHE BRESHËRI PLUMBASH/ 8 vite burg për 23-vjeçarin. Nga arratia, me anë të një memoje pranoi…

25 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa ishte në kërkim për tentativë vrasjeje, Albert Gjonpalaj, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg. Në vendimin që disponon gazeta “Panorama”, rezulton se vetë Gjonpalaj, nga arratia, me anë të një memoje, ka pranuar fajësinë për ngjarjen.

Nga ana tjetër, vëllai dhe një miku e tij, gjatë këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, e kanë identifikuar të riun si personi që ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë shtetasin Andrea Brigo. Por nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes nuk është zbardhur motivi i ngjarjes, megjithëse thuhet për një sherr të çastit.

Gjonpalaj, thuhet në vendimin e Gjykatës, i ka prerë rrugën Brigos në bulevardin “Bajram Curri” dhe ka qëlluar në drejtim të tij disa herë. Dy nga plumbat e kanë kapur në këmbë, duke e lënë të plagosur. Ndonëse avokati i 23-vjeçarit ka kërkuar nga Gjykata ndryshimin e veprës penale, nga vrasje e mbetur në tentativë në plagosje, kërkesa është rrëzuar nga Gjykata, që në vendim arsyeton se Gjonpalaj ka tentuar ta vrasë të riun dhe kjo është e dukshme nga pamjet filmike.

“Vullneti dhe dëshira e të pandehurit për t’i shkaktuar Andrea Brigos vdekjen, rezulton nga fakti që ai ka gjuajtur me armë në drejtim të trupit, duke i shkaktuar dy plagë tejshkuese në kofshën e djathtë. Gjithashtu, nga pamjet filmike, rezulton se i pandehuri, duke mbajtur në dorë armën e zjarrit, e ka ndjekur atë, por nuk ka mundur ta vrasë, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes“, shkruhet në vendim.

Në lidhje me plagosjen e të riut Andrea Brigo, Gjykata ka marrë të pandehur dhe ka dënuar me 4 muaj burg Xhoni Hitajn për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”.

NGJARJA

Sipas vendimit, Albert Gjonplaj, me anë të veprimeve të kundërligjshme, ka tentuar të vrasë Andrea Brigon, duke i prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar atë me pistoletë.

“Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:03, në vendin e quajtur rruga ‘Bulevardi Bajram Curri’, pranë karburantit ‘Veliaj Petrol’, Albert Gjonpalaj ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Andrea Brigo, duke i shkaktuar dy plagë tejshkuese ne kofshën e djathtë, pranë qemerit, me pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 (nëntë) ditë. Një fakt i tillë rezulton nga akti mjekoligjor, pamjet filmike, deklarimi i shtetasit R.S., që përputhet me mekanizmin dhe veprimet e kryera në ngjarje, nga gjetja dhe sekuestrimi i mjetit ‘Mercedes Benz’, me targë AA87XXX, pranë vendit të ngjarjes, i cili përdoret nga Albert Gjonpalaj.

Nga deklarimet e shtetasve M.Gjonpalaj dhe K.Lami, të cilët pasi kanë parë pamjet filmike të ngjarjes, kanë identifikuar Xhoni Hitajn, i cili ishte në shoqërinë e Albert Gjonpalajt kur ky i fundit po qëllonte me armë zjarri, si dhe nga memo e depozituar në Prokurori nga i pandehuri Albert Gjonpalaj, më datë 04.09.2018, konfirmohet se ka qenë ai autori që ka qëlluar me armë zjarri viktimën Andrea Brigo”, shkruhet në vendim.

PRETENDIMI

Një prej personave që ka dëshmuar dhe që ka qenë në makinë me Albert Gjonpalajn kur ka ndodhur ngjarja, ka dhënë versionin e tij për çfarë kishte ndodhur. Duke pranuar se ka qenë 23-vjeçari që ka qëlluar, shtetasi me inicialet R.S. ka pretenduar se ka qenë personi i plagosur që i ka drejtuar armën Gjonpalajt dhe se ky i fundit ka vepruar pas këtij momenti në shenjë mbrojtje.

Por pamjet filmike kanë treguar tjetër gjë dhe sipas Gjykatës ka qenë autori që i ka prerë rrugën dhe më pas ka qëlluar ndaj Andrea Brigos. Gjykata shton se ky i fundit, në këto kushte, ka nxjerrë thikën nga frika për t’u mbrojtur. “Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se i pandehuri Albert Gjonpalaj i ka prerë rrugën viktimës, Andrea Brigo, duke mbajtur një armë pistoletë në dorë, dhe viktima, nga frika, ka nxjerrë një thikë. Pasi i pandehuri ka gjuajtur disa herë në drejtim të tij, viktima e veprës penale është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Pra, nuk rezulton të ketë pasur sulm të padrejtë nga ana e viktimës së veprës penale, por sulmi ka nisur fillimisht nga i pandehuri”, shkruhet në vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Gazeta franceze (1930) shkruan për votimin e reformës agrare në Shiqipëri
Previous article NË SUPER FORMË/ Ja pse Rita Ora është një nga femrat më seksi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT