• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËR NJË VRIMË”/ Në vilën ku u VRA Indrit Çelaj. Kë akuzojnë ata si autor të krimit të rëndë dhe detaje për sherrin
Home
Breaking News

“PËR NJË VRIMË”/ Në vilën ku u VRA Indrit Çelaj. Kë akuzojnë ata si autor të krimit të rëndë dhe detaje për sherrin

25 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy prej punëtorëve në vilën e familjes Kusi ku u vra tre ditë më parë 26 vjeçarit Indrit Çelaj kanë zbardhur detaje se si një vrimë për shkarkimin e tubit të kondicionerit përfundoi në vrasje.

Sipas News 24, i cili ka zbardhur dëshmitë e punëtorëve të vilës, ngjarja ka ndodhur në një nga tualetet e katit të parë të ndërtesës, e cila po ndërtohet në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë.

Sipas punëtorëve, në në vilë erdhi Griseldo Kusi, djali i pronarit, për të kontrolluar punimet.

“Kur na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë. Eldo lëvizi dhe u bë nervoz. Shkoi të dëgjonte zhurmë dhe filloi të bërtiste me Indritin. Dëgjuam ti thoshte po këtu çfarë po bëhet. Përse po e hap atë vrimë. Ku do e çosh shkarkimin e kondicionerit. Në përgjigje, Çelaj ka thënë se nuk e di unë ku do jetë shkarkimi”, mësohet të kenë thënë punëtorët në dëshminë e tyre.

Pas kësaj, Griseldo Kusi ka nxjerrë armën nga brezi dhe qëlluar me një plumb në kokë të riun, duke i shkaktuar rënien në koma dhe më pas vdekjen në spital. Sipas punëtorëve, Eldo u largua me nxitim, ndërsa në dorë mbante një çantë.

Ndërsa dy vëllezërit Kusi, Griseldo dhe Albano janë shpallur në kërkim nga policia, katër persona të tjerë janë arrestuar për ngjarjen, përfshirë edhe babain e tyre, Bujar Kusin.

Gjykata vendosi për të dhe dy të tjerë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa një i katër u la në arrest shtëpie.

Dëshmitë e dy punëtorëve: 

Punëtori i parë

“Në katin e parë të vilës, hyri Griseldo Kusi, të cilin shkurt e thërrasin Eldo. Mesa di unë ai është djali i pronarit të objektit, Bujar Kusi. Eldo vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet.

Ai erdhi i vetëm dhe në momentin  që na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë trapani, me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve, në një nga tualetet e katit të pare i cili ishte rreth dy apo tre metër larg vendit ku unë me shokët e mi po punoja. Eldo lëvizi i nervozuar dhe shkoi drejt vendit ku dëgjohej zhurma dhe tha: Po këtu ç’bëhet”.

Ai filloi t’i bërtiste punëtorit me zë të lartë: Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e çosh shkarkimin e kondicionerëve. Punëtori i tha: Nuk di unë, se ku do jetë shkarkimi. Griseldo më pas i tha, kur se di ti, nga do ta di unë. Në ketë moment, ai nxori armën nga brezi, tip pistoletë,  dhe ja mbështeti në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e qëlloi. Griseldo mori gëzhojën dhe u largua.

Të njëjtat rrethana ka shpjeguar edhe punëtori I dytë, lidhur me atë çfarë ndodhi në vilë. Pas krimit, ai tha se u largua i frikësuar në drejtim të banesës së tij.

Punëtori i dytë

“Griseldo hyri brenda tualetit ku po punohej dhe në këtë moment e dëgjova t’i bërtiste punëtorit të kondicionerëve, me zë të lartë me fjalët: Çfarë po bën? Fill më pas u dëgjua një krismë arme. Mbaj mend që Griseldo u largua me nxitim dhe në dorë mbante një çantë me zinxhir me ngjyrë të zezë. Unë i frikësuar u largova për në banesën time”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONI NJË PAMJE TË LEHTË? Ja 10 fondatinat që mund të përdorni (FOTO)
Previous article ME LËVIZJE PROVOKUESE/ Fjolla Morina ''çmend'' të gjithë fansat (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT