• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR KONDICIONERIN/ Zbardhen dëshmitë e punëtorëve, si nisi sherri
Home
Breaking News

VRASJA PËR KONDICIONERIN/ Zbardhen dëshmitë e punëtorëve, si nisi sherri

25 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen dy dëshmitë kyçë që ndihmuan hetuesit për të hedhur dritë mbi vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelaj, brenda vilës luksoze të Bujar Kusit në zemër të Tiranës.

News 24 sjell të plota dëshmitë e dy punëtorëve, të cilët akuzojnë direkt Griseldo Kusin, si autorin e ekzekutimit të 26-vjecarit. Sipas tyre, e gjitha ndodhi, në pak minuta, pasi Griseldo Kusi, i kërkoi llogari punëtorit, se përse po e hapte vrimën në murin e tualetit të katit të parë të objektit dhe ku do ta çonte shkarkimin e kondicionerëve.

Për arsye sigurie, emrat e punëtorëve nuk bëhen të ditur, megjithatë ja çfarë deklarojnë:

PUNËTORI 1

“Në katin e parë të vilës, hyri Griseldo Kusi, të cilin shkurt e thërrasin Eldo. Mesa di unë ai është djali i pronarit të objektit, Bujar Kusi. Eldo vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet. Ai erdhi i vetëm dhe në momentin  që na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë trapani, me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve, në një nga tualetet e katit të pare i cili ishte rreth dy apo tre metër larg vendit ku unë me shokët e mi po punoja. Eldo lëvizi i nervozuar dhe shkoi drejt vendit ku dëgjohej zhurma dhe tha: Po këtu ç’bëhet”. Ai filloi t’i bërtiste punëtorit me zë të lartë: Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e cosh shkarkimin e kondicionerëve. Punëtori i tha: Nuk di unë, se ku do jetë shkarkimi. Griseldo më pas i tha, kur se di ti, nga do ta di unë. Në ketë moment, ai nxori armën nga brezi, tip pistoletë,  dhe ja mbështeti në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e qëlloi. Griseldo mori gëzhojën dhe u largua.

Të njëjtat rrethana ka shpjeguar edhe punëtori I dytë, lidhur me atë çfarë ndodhi në vilë. Pas krimit, ai tha se u largua i frikësuar në drejtim të banesës së tij.

PUNËTORI 2

“Griseldo hyri brenda tualetit ku po punohej dhe në këtë moment e dëgjova t’i bërtiste punëtorit të koncicionerëve, me zë të lartë me fjalët: Çfarë po bën?  Fill më pas u dëgjua një krismë arme. Mbaj mend që Griseldo u largua me nxitim dhe në dorë mbante një çantë me zinxhir me ngjyrë të zezë. Unë i frikësuar u largova për në banesën time”.

Lidhur me këtë ngjarje, gjykata e Tiranës caktoi paraditen e së dielës masën e sigurisë arrest me burg për Bujar Kusin, pronarin e vilës, ndaj të cilit rëndon akuza e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Babai i dy vëllezërve të shumëkërkuar I tha gjykatës se nuk ndodhej në objekt kur ndodhi krimi, por kur mbërriti aty mësoi se dikush tjetër ishte konfliktuar me punëtorin. Ai tha se dy djemtë mesa kishte dijeni ndodheshin në plazh, me shoqet e tyre.

Gjykata la në burg, edhe Ferdinand Bakallin, personin që kishte kontraktuar punëtorët për llogari të Kusit si dhe të dyshuarin Ali Edmond Sula. Për punëtorin Luan Caka u caktua masa e arrestit në shtëpi. Të shtunën me masën e sigurisë, u njoh edhe Lorenc Veliaj, një I kërkuar për disa vepra penale, të cilit vëllezërit Albano e Griseldo Kusi I kishin kërkuar të merrte përsipër krimin në këmbim të parave dhe duke I premtuar se hesapet me drejtësinë do t’ja mbyllnin ata. Dy vëllezërit kusi, emra shumë të njohur për drejtësinë, pasi edhe më herët janë përfshirë në krime të rënda, vijojnë të jenë në arrati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESHKA FRUTI MAGJIK/ Ja 5 arsyet pse duhet ta konsumoni patjetër
Previous article E PAPRITUR/ Valverde fton një 16 vjeçar për të zëvendësuar Lionel Messin

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT