• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDIHMA SOCIALE/ Ndryshon pagesa për aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit
Home
Ekonomi

NDIHMA SOCIALE/ Ndryshon pagesa për aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit

25 August, 2019 F.autor Ekonomi

Me disa udhëzime, të cilat kanë hyrë në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka përcaktuar sasinë e ndihmave sociale që do të përfitojnë duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti personat me aftësi të kufizuara, sipas kategorive të njohura nga ligji, si dhe kujdestarët e tyre.

Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen sociale, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore, e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar është 150% e shumës së pensionit social.

Më udhëzimin e parë, në mbështetje të Vendimit të të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, ministrja udhëzon që pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar do të jetë 10.871 lekë në muaj.

Për kategoritë e ndryshme të qytetarëve që përfitojnë këtë financim, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar do të jetë si më poshtë vijon.

Për personat mbi 18 vjeç me kufizime të lehta, kjo shumë do të jetë 6.523 lekë në muaj. Ndërsa masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për personat mbi 18 vjeç me kufizime mesatare do të jetë 8.697 lekë në muaj. Ndërkohë, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për personat mbi 18 vjeç me kufizime të rënda do të jetë 10.871 lekë në muaj.

Për kategorinë më të rëndë, personat mbi 18 vjeç me kufizime të thella, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar do të jetë e barabartë me 13.045 lekë në muaj.

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për fëmijët me kufizime të lehta do të jetë 4.892 lekë në muaj, për fëmijët me kufizime mesatare 6.523 lekë në muaj dhe 8.153 lekë në muaj për fëmijët me kufizime të rënda.

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për kategorinë më të rëndë, fëmijët me kufizime të thella, do të jetë 9.785 lekë në muaj.

Kujdestaria

Sipas ligjit, janë në kushtet e përfitimit të ndihmësit personal ata qytetarë që përmbushin kushtet e mëposhtme: kanë kufizime të rënda ose të thella të aftësive funksionale për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme të përshtatshme për moshën dhe për të marrë pjesë në jetën sociale, ekonomike dhe politike të shoqërisë; kanë nevojë për ndihmë për të kryer veprime bazike të lidhura me jetesën e përditshme dhe për  pjesëmarrje në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike, sipas përcaktimeve të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit, etj.

Ndihmësit personalë përzgjidhen nga përfituesit, kujdestari ligjor/prindi ose përmes procesit të vendimmarrjes së mbështetur dhe mund të ofrohen nga anëtarë të familjes, të afërm të përfituesit ose familjes, përfaqësues ligjorë ose agjenci të specializuara, të regjistruara dhe të licensuara.

Shuma e pagesës për shërbime gjithëpërfshirëse është 120% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar. Shuma e pagesës për shërbime të herëpashershme është 80% e pagesës bazë të aftësisë së kufizuar.

Ndihmësit personalë, që ofrojnë shërbime të ndihmësit personal për më shumë se një përfitues, marrin një shtesë prej 50% të shumave përkatëse për çdo përfitues të shtuar.

Me udhëzimin e ri, masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, për shërbimet gjithëpërfshirëse të ndihmësit personal, do të jetë 13.045 lekë. Ndërsa masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar për shërbimet e herëpashershme të ndihmësit personal do të jetë 8.697 lekë në muaj.

Invalidët

Me një udhëzim tjetër, është përcaktuar se masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë do të bëhet 10.653 lekë në muaj. Kurse masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik bëhet 11.190 lekë në muaj.

Të verbërit

Masa e përfitimit për shkak të verbërisë bëhet 12.092 lekë në muaj nga 1 shtatori. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i të verbrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NË FILMIN "ZONJA NGA QYTETI"/ E zonja e shtëpisë së Teto Ollgës: Kemi ruajtur çdo objekt...
Previous article HOROSKOPI, 25 GUSHT/ Këto shenja duhet të jenë gati për një ndryshim në...

F.autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT