• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KOSOVËS/ Merkel ultimatum Vuçiçit: Nuk ka asnjë…
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KOSOVËS/ Merkel ultimatum Vuçiçit: Nuk ka asnjë…

24 August, 2019 F.autor Rajon

Siç shkruajnë mediat në Serbi, kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.

‘Espreso.rs’ thotë se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

Një gjë e tillë ka dështuar jo vetëm për shkak të kundërshtimit të shteteve që e kanë njohur dhe që e mbështesin Kosovën, por edhe për shkak se një ide e tillë kundërshtohet nga faktori politik në Serbi, raporton Gazeta Express.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por ide e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Ndërsa Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar. Ky qëndrim i saj nuk ka devijuar edhe përkundër faktit se nga disa shtete ka pasur zëra që kanë mundur të interpretohen si përkrahës të një ideje për korrigjim të kufijve, siç bije fjala nga njeriu i Donald Trumpit, John Bolton.

Sipas Zoran Milojeviç, Gjermania në asnjë formë nuk pranon që të ndryshohen kufijtë e Kosovës.

“Kjo do të ishte katastrofike për Gjermaninë. Kuptojeni, ësht ënë interesin e Gjermanisë që të ketë pavarësi të Kosovës dhe asgjë përtej kësaj. Ata kanë frik nga hapja e Kutisë së Pandorës, apo rishqyrtimit të kufijve në pjesën tjetër të Ballkanit, kryesisht në Bosnje. Dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë në favorin e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkohë Srdjan Perisic, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtarë thotë Merkel është ndryshe nga Putini dhe Trump, dhe se nuk heq dorë nga parimet e saj, aq më pak kur tashmë ndodhet në fund të mandatit të saj.

“Ajo ka marrë pjesë aktivisht për pavarësinë e Kosovës. Ndarja e Kosovës assesi nuk përshtatet me interesat gjermane, dhe për këtë arsye ajo e kundërshton me forcë dhe përpiqet që të parandalojë një ide të tillë”, ka përfunduar Perisic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT/ Nga restoranti i Mihalit nuk ka mbetur... asgjë
Previous article DALIN PAMJET/ Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT